Ish-ministri gjerman i Mbrojtjes, Rudolf Scharping, në ceremoninë e ndarjes së çmimit “M100 Media Award” në Potsdam të Gjermanisë për përkushtimin ndaj vlerave euroatlantike, lirisë e demokracisë, i cili i është ndarë presidentes së Kosovës, është shprehur se presidentja Vjosa Osmani po angazhohet vazhdimisht për lirinë dhe demokracinë, për të drejtat e njeriut dhe për sundimin e ligjit.
Scharping tha se “ajo vazhdon rrugën e paraardhësit të saj të madh, Ibrahim Rugovës”.
“Trashëgimia politike e Presidentit Rugova ruhet në personalitetin e saj dhe se, siç thuhet në Kosovë, ajo vazhdon të jetojë në frymën e Rugovizmit”, tha Scharping.
Tutje ai tha se Presidentja Osmani nuk është vetëm një dëshmi e punës së saj të palodhur, por e vlerave që na bashkuan atëherë dhe që na bashkojnë edhe sot.
“Para disa muajsh, Presidentja Osmani, në emër të Kosovës, foli para më shumë se njëqind udhëheqësve shtetërorë dhe qeveritarë nga e gjithë bota në Samitin e Paqes për Ukrainën: ‘Para vetëm 25 vitesh, unë isha një fëmijë lufte, mes shumë fëmijëve të tjerë në Kosovë që fshiheshim në male duke shpresuar që njerëz si ju do të vinin dhe do të na shpëtonin. Ju më dhatë mundësinë që 25 vite më vonë të kthehesha, dhe ju falënderoj që nuk i mbyllët sytë para vuajtjeve të fëmijëve të Kosovës’”.
“Atëherë, para 25 vitesh, unë isha ministër i Mbrojtjes, kur NATO – pas muajsh të tërë negociatash të dëshpëruara dhe për fat të keq të pafrytshme – ndërhyri ushtarakisht për t’i dhënë fund dëbimeve dhe krimeve të luftës në Kosovë. Besoj se dhënia e çmimit M100 Presidentes Osmani nuk është vetëm një dëshmi e punës së saj të palodhur, por gjithashtu një dëshmi e vlerave që na bashkuan atëherë dhe që na mbajnë bashkë edhe sot”, deklaroi ai, transmeton Telegrafi.
Ish ministri gjerman pohoi se ndikimi i Presidentes Osmani përtej kufijve dhe brezave është falë largpamësisë dhe integritetit të saj.
“Çmimi M100 për Media nuk është vetëm një njohje për arritjet e së kaluarës, por edhe një inkurajim për të ardhmen. Na kujton se udhëheqja ka rëndësi, se guximi dhe bindja mund të bëjnë ndryshime dhe se lufta për demokraci, drejtësi dhe barazi është një luftë që ia vlen të zhvillohet. Rruga e Presidentes Osmani është e gjatë dhe ne jemi të bindur se ndikimi i saj do të zgjasë përtej kufijve dhe brezave, falë largpamësisë dhe integritetit të saj”, ka thënë ai.
Scharping tha se me Presidenten Osmani nderojmë popullin e Kosovës
“Kur sot nderojmë Presidenten Osmani, nderojmë edhe popullin e Kosovës. Rruga e tyre drejt demokracisë dhe vetëvendosjes nuk ka qenë e lehtë, por ajo është udhëhequr nga personalitete si Presidentja Osmani, që e dinë se fuqia e një populli qëndron në vlerat që ai mbron. Udhëheqja e saj është një burim shprese dhe frymëzimi, jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë ne që besojmë në fuqinë e demokracisë për të ndryshuar jetë, për të nxitur unitetin dhe për të transformuar shoqëritë”, tha ish ministri gjerman.
Presidentja Vjosa Osmani e ka pranur sot (12 shtator) çmimin për media të njohur si “M100 Media Award” në Potsdam të Gjermanisë.
Asaj çmimin ia dha ish-ministri i Mbrojtjes në Gjermani gjatë luftës së fundit në Kosovë, Rudolf Scharping.
“M100 Media Award” i është ndarë presidentes Osmani nga bordi këshilldhënës i “M100 Sanssouci Colloquium”, një konferencë kjo ndërkombëtare e gazetarëve që mbahet çdo vit në Postdam të Gjermanisë, nga viti 2005. Anëtar i Bordit është edhe Wolfgang Ischinger, ish emisar i BE-së për Kosovën në bisedimet post Ahtisaari mes Kosovës e Serbisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAkuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025