LAJMI I FUNDIT:

Popullsia do të tkurret, sa banorë mund të humbasë Shqipëria deri në vitin 2054

Popullsia do të tkurret, sa banorë mund të humbasë Shqipëria deri në vitin 2054

Zhvillimet demografike të viteve të fundit tregojnë se Shqipëria mund të humbasë 14 për qind të popullsisë deri në vitin 2054. Parashikimi është bërë në raportin e fundit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

E ardhmja e Shqipërisë është e zymtë, në parashikimet për ecurinë e popullsisë. Organizata e Kombeve të Bashkuara, në projeksionet e saj pret që vend ynë të humbasë 14% të banorëve në 30 vitet në vazhdim. Kjo normë na rendit mes 5 vendeve me rënië më të madhe, bashkë me Bosnjë, Lituaninë, Porto Rikon dhe Moldavinë.

OKB mban në konsideratë emigrimin dhe lindjet, ku referon se gra në moshë riprodhuese po lindin gjithnjë e më pak fëmijë, duke e cuar norëmën e zëvendësimit në nivele që pamundësojnë shtimin demografik.


Nga ana tjetër, në shtete si Brazili, Irani e Turqia popullsia do të rritet rreth 5% deri në vitin 2054 dhe gjasat janë që tendenca e shtimit të banorëve të prekë 126 shtete.

Por, Shqipëria mund ta ruajë popullsinë e vet brenda vendit e cila sot është 2.4 mln banorë, nëse arrin të krijojë mundësi punësimi me paga konkurruese dhe politika të qendrueshme në arsim e shëndetësi dhe siguri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar

Lajme
Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë shqiptarë

Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë shqiptarë

Lajme
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk do të ndalemi

Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk do të ndalemi

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Kronika e Zezë
Buja kërkon mbështetje për ish-krerët e UÇK-së, që po gjykohen në Hagë

Buja kërkon mbështetje për ish-krerët e UÇK-së, që po gjykohen në Hagë

Lajme
Kalo në kategori