LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 12° fair_night

Kuvendi i Prizrenit me shumicë votash miraton buxhetin për vitin 2025

Kuvendi i Prizrenit me shumicë votash miraton buxhetin për vitin 2025

Buxheti i Komunës së Prizrenit për vitin 2025 është miratuar të enjten me shumicë votash nga anëtarët e Kuvendit të Komunës. Aprovimi është mundësuar në saje të 26 votave të kuvendarëve, derisa 6 të tjerë kanë votuar kundër.

Gjatë diskutimeve, shefat e grupeve të subjekteve politike kanë dhënë vlerësime të ndryshme lidhur me përmbajtjen e propozim-buxhetit, raporton Telegrafi.

Karanfil Haxhillari nga Lëvizja Vetëvendosje ka theksuar se buxheti i shërben interesave klienteliste.


“Ky buxhet nuk ka as synim, as vizion, as gjithëpërfshirje, as interes qytetar, dhe duket qartë se është realizim i interesave të grupeve klienteliste. Një buxhet i tillë nuk synon të përmirësojë jetën e qytetarëve”, ka thënë ai.

Adrit Krasniqi nga PDK-ja ka shprehur qëndrimin se ky planifikim buxhetor është njëri prej më të mirëve të hartuar ndonjëherë.

“Ky buxhet do të prek në njërën mënyrë apo tjetrën secilën shtëpi në lagjet e fshatrat e Komunës së Prizrenit”, ka deklaruar ai, duke kërkuar votimin e tij.

Haziz Hodaj i LDK-së ka theksuar se ndodhet në një situatë të çuditshme, meqë në një anë ka bombardim për buxhetin, se nuk është gjithëpërfshirës dhe se në anën tjetër dominon parajsa që i plotëson të gjitha.

“Ky buxhet i ngjan buxheteve të viteve 2001 e 2002, si buxhet i emergjencave, ku qytetarëve i kanë munguar të gjitha dhe tani është e njëjta skemë buxhetore. Pra nuk po e shoh as sot një buxhet zhvillimor”, ka thënë Hodaj.

Në anën tjetër kryetari Shaqir Totaj ka shprehur qëndrimin se çdo kërkesë e paraqitur nga kuvendarët është pasojë e nevojave që kanë qytetarët, raporton Telegrafi.

“Mirëpo, e dimë se kemi disproporcion mes nevojave të qytetarëve dhe mundësive buxhetore. Kërkesat që nuk futen në buxhet, kanë të bëjnë me pamundësinë buxhetore. Megjithatë konsideroj se kemi hartuar një buxhet solid… Është një shpërndarje racionale që i shërben interesave të qytetarëve”, ka deklaruar Totaj.

Pas diskutimeve të shumta, buxheti për vitin 2025 është aprovuar me shumicë votash.

Buxheti i Komunës së Prizrenit për vitin 2025 është rreth 71 milionë euro, prej të cilave 21.5 milionë euro janë të planifikuara për investime kapitale.

Për përgatitjen e buxhetit, sipas organeve komunale, janë mbajtur 9 dëgjime buxhetore, me ç’rast një dëgjim buxhetor është mbajtur edhe nga Komiteti për Politikë dhe Financa. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit

Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit

La Liga
Mysafirëve në

Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur

Formula 1
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Arne Slot tashmë ka arritur diçka tek Liverpooli që asnjë trajner nuk e ka bërë në histori të klubit

Arne Slot tashmë ka arritur diçka tek Liverpooli që asnjë trajner nuk e ka bërë në histori të klubit

Premier League
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Lajme
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori