LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, në korrik numri i turistëve ka qenë mbi 204 mijë

Maqedoni, në korrik numri i turistëve ka qenë mbi 204 mijë

Në shtatë muajt e parë të vitit 2024, numri i turistëve është rritur me 8,7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Numri i turistëve vendas është ulur me 0.5 përqind, ndërsa i të huajve është rritur me 13.7 përqind.

Në korrik të këtij viti në vend kanë qenë gjithsej 204.336 turistë, prej të cilëve 41.8 për qind vendas, ndërsa 58.2 për qind turistë të huaj. Ata kanë realizuar 756.831 fjetje, nga të cilat 70.6 për qind janë nga turistë vendas dhe 29.4 për qind nga turistë të huaj.

Megjithatë, në shtatë muajt e parë të vitit, numri i fjetjeve është rritur me 6.1 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Te turistët vendas ka një rritje prej 2.7 për qind, ndërsa te turistët e huaj ka një rritje prej 9.7 për qind.