LAJMI I FUNDIT:

Nikollovski i përgjigjet Tripunovskit për keqpërdorimin e subvencioneve: Janë akuza boshe

Nikollovski i përgjigjet Tripunovskit për keqpërdorimin e subvencioneve: Janë akuza boshe

Ish-ministri i Bujqsisë Ljupço Nikolovski, ka mohuar akuzat e ministrit aktual Cvetan Tripunovski, i cili tha se dy subjekte juridike, jashtë procedurave dhe në mënyrë të paligjshme kanë shfrytëzuar shuma të mëdha të parave të shtetit, në formë të subvencioneve, edhe pse nuk e kanë paguar tokën bujqësore që e kanë marrë qira.

Nikollovski e ka ftuar ministrin që fillimisht të njihet me procedurat dhe kompetencat e organeve në përbërjen e tij, përpara se të hedhë akuza boshe, në përpjekje për të krijuar teatër para publikut dhe për të mbuluar mungesën e ideve dhe paaftësisë së qeveria pjesë e së cilës ai është.

Tripunovski: Dy subjekte kanë keqpërdorur subvencione e shtetit, bëhet fjalë për rreth 785 mijë euro
Lexo po ashtu Tripunovski: Dy subjekte kanë keqpërdorur subvencione e shtetit, bëhet fjalë për rreth 785 mijë euro

“U bëj thirrje institucioneve kompetente që të veprojnë në përputhje me të gjitha pikat e shprehura në konferencën e sotme për media. Mandati im ministror njihet si një nga më transparentët, gjë që vërtetohet nga fakti se në drejtimin tim MBPU u shpall institucioni më transparent dhe një nga institucionet me integritetin më të lartë”, tha Nikollovski.


Nikollovski në reagimin e tij shton se në Ministrinë e Bujqësisë ka më shumë se 11 mijë kontrata qiraje toke dhe asnjë ministër nuk mund ta dijë se çfarë po ndodh me secilën kontratë individuale, ndaj ka njësi organizative të ngarkuara për menaxhimin e këtyre kontratave.

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori