LAJMI I FUNDIT:

Hapet kompania kosovare “Veda Petrol” në veri të Mitrovicës

Hapet kompania kosovare “Veda Petrol” në veri të Mitrovicës

Në pompën e derivateve që gjendet afër stacionit policor dhe Gjykatës në veri të Mitrovicës, tashmë është vendosur kompania kosovare “Veda Petrol”, ku më parë ishte kompania serbe “Nis”.

Siç raportin gazetarja e Telegrafit nga vendi i ngjarjes, logoja e kompanisë serbe është ende e pranishme.

Në vendin e ngjarjes e pranishme është Policia e Kosovës, si dhe të njëjtit kanë vendosur shiritin e policisë.


Ndryshe, më herët Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka shkëputur kontratat me pronarët e pompave nën dyshimin se të njëjtit kanë vepruar pa licencë. /Telegrafi/