LAJMI I FUNDIT:

Galaktikat janë shumë më të mëdha nga sa mendonim, thotë një studim i ri

Galaktikat janë shumë më të mëdha nga sa mendonim, thotë një studim i ri

Një studim i ri, i botuar në revistën Nature Astronomy, ka zbuluar se galaktikat janë më të mëdha se sa mendohej fillimisht, ndoshta disa herë më të mëdha.

Madje, sipas tij, shkruan DW, përcjell Telegrafi, struktura spirale e galaktikës që ne njohim është vetëm bërthama më e vogël e galaktikës.

Siç thuhet më tej, studimi ka zbuluar se “aureolat” e mëdha të gazit shtrihen nga spirale të dukshme të dritës së yjeve larg në hapësirë të thellë.


Këto thuhet se u bënë të dukshme për astronomët vetëm me teknika të reja imazherie.

Metodat u mundësonin astronomëve të zbulonin ato mbi 100,000 vite dritë në hapësirën e thellë, duke rritur jashtëzakonisht shumë vlerësimet se sa të mëdha janë galaktikat.

Në fakt, “aureolat” e gazit nga galaktikat shtrihen aq larg në hapësirën e thellë sa që galaktikat në fakt ndërveprojnë me njëra-tjetrën.

Gjetjet sugjerojnë se Rruga jonë e Qumështit ka të ngjarë të ndërveprojë me fqinjin tonë më të afërt, Andromeda – rreth 2.5 milionë vite dritë larg, sipas Nikole Nielsen, autori kryesor i punimit dhe një studiues me Universitetin Swinburne, Australi.

“Tani po shohim se ku ndalon ndikimi i galaktikës, tranzicioni ku bëhet pjesë e më shumë asaj që e rrethon galaktikën dhe, përfundimisht, ku bashkohet me rrjetën më të gjerë kozmike dhe galaktika të tjera. Të gjitha këto janë zakonisht kufij të paqartë”, ka thënë Nielsen në një deklaratë për shtyp.

Dhe shkencëtarët thonë se zbulimi do të ndihmojë për të kuptuar një nga pyetjet më të mëdha në astronomi: si evoluojnë galaktikat?

Gjithashtu studimi i “aureolave” të gazit nga lloje të ndryshme galaktikash – ato që formojnë yje, ose ato që nuk formojnë më yje – do të ndihmojë për të kuptuar se si galaktikat ndërtojnë masë me kalimin e kohës dhe çfarë ndikimi kanë galaktikat mbi njëra-tjetrën kur ndërveprojnë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pse Trump dëshiron të marrë kontrollin e Gazës dhe a mund ta bëjë këtë?

Pse Trump dëshiron të marrë kontrollin e Gazës dhe a mund ta bëjë këtë?

Botë
Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas

Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas

Evropa
Qindra gra përdhunohen dhe më pas digjen të gjalla pasi grupi rebel hyri në një burg të Kongos

Qindra gra përdhunohen dhe më pas digjen të gjalla pasi grupi rebel hyri në një burg të Kongos

Afrika
Vuçiq priti ish-guvernatorin e Illinoisit - Blagojevich ishte liruar nga burgu pasi e fali Trumpi

Vuçiq priti ish-guvernatorin e Illinoisit - Blagojevich ishte liruar nga burgu pasi e fali Trumpi

Serbia
“Atdheu ynë është atdheu ynë” – reagimi i zyrtarëve palestinezë pas propozimit të Trumpit për zhvendosje të banorëve të Gazës

“Atdheu ynë është atdheu ynë” – reagimi i zyrtarëve palestinezë pas propozimit të Trumpit për zhvendosje të banorëve të Gazës

Azia
Turqia i quan fjalët e Trumpit për Gazën si 'të gabuara dhe absurde'

Turqia i quan fjalët e Trumpit për Gazën si 'të gabuara dhe absurde'

Azia
Kalo në kategori