LAJMI I FUNDIT:

Urimi i VLEN-it me rastin e 8 Shtatorit: Kjo ditë është simbol i vendosmërisë dhe aspiratës sonë për demokraci, liri dhe mirëqenie

Urimi i VLEN-it me rastin e 8 Shtatorit: Kjo ditë është simbol i vendosmërisë dhe aspiratës sonë për demokraci, liri dhe mirëqenie

“Në ditën kur shënojmë 33-vjetorin e pavarësisë së Republikës së përbashkët të Maqedonisë së Veriut, Koalicioni VLEN i përcjell urime të gjithë qytetarëve. Kjo ditë është simbol i vendosmërisë dhe aspiratës sonë për demokraci, liri dhe mirëqenie”, thuhet në urimin e koalicionit VLEN për pavarësinë e Maqedonisë së Veriut.

Edhe pas 33 vitesh pavarësi dhe 23 vitesh nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, për fat të keq, ende hapen çështje për përdorimin e gjuhës amtare të shqiptarëve, një arritje qytetëruese dhe përfitim demokratik që nuk duhet të vihet në pikëpyetje në shekullin XXI.

Gjenerata jonë ka detyrim historik të përballet me korrupsionin endemik politik dhe të ndërmarrë hapa vendimtarë për reforma që do të rikthejnë kapacitetet e institucioneve të dëmtuara shtetërore. Vetëm përmes transparencës, përgjegjshmërisë dhe përkushtimit ndaj të mirës së përbashkët, mund të sigurojmë një të ardhme të ndritur për të gjithë qytetarët tanë, pavarësisht përkatësisë etnike.


Në këtë ditë të rëndësishme, koalicioni VLEN u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe faktorëve politikë të kultivojnë frymën e unitetit,
tolerancës dhe bashkëpunimit. Vetëm kështu do të vazhdojmë të ndërtojmë një shoqëri që e meritojmë – një shoqëri me të drejta të barabarta, mundësi dhe stabilitet.

Gëzuar 8 Shtatorin, Ditën e Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së
Veriut!

Në trend Lajme

Më shumë
Rrëfimi i Vjollca Nivokazit, e cila vizitoi 85 shtete të botës

Rrëfimi i Vjollca Nivokazit, e cila vizitoi 85 shtete të botës

Lajme
Kurti: Me vëmendjen e duhur shtetërore, drejt zbulimeve të reja arkeologjike

Kurti: Me vëmendjen e duhur shtetërore, drejt zbulimeve të reja arkeologjike

Lajme
Ish-ministri i Mbrojtjes bën thirrje për vigjilencë: Serbia, Rusia dhe Kina po përpiqen të destabilizojnë Kosovën

Ish-ministri i Mbrojtjes bën thirrje për vigjilencë: Serbia, Rusia dhe Kina po përpiqen të destabilizojnë Kosovën

Siguri
Kastrati me tregim prekës për rëndësinë e kujdesit ndaj prindërve

Kastrati me tregim prekës për rëndësinë e kujdesit ndaj prindërve

Lajme
I jepet lamtumira e fundit Hajdin Berishës

I jepet lamtumira e fundit Hajdin Berishës

Lajme
I rrahën dy persona në diskotekë, katër të dyshuar përfundojnë në paraburgim

I rrahën dy persona në diskotekë, katër të dyshuar përfundojnë në paraburgim

Lajme
Kalo në kategori