LAJMI I FUNDIT:

Të paktën 22 të vdekur nga tajfuni i fuqishëm që goditi Kinën, Filipinet dhe Vietnamin

Të paktën 22 të vdekur nga tajfuni i fuqishëm që goditi Kinën, Filipinet dhe Vietnamin

Një i ashtuquajtur “supertajfun” ka vrarë të paktën katër persona në Vietnamin verior, pasi goditi gjithashtu Kinën dhe Filipinet, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 22.

Stuhia goditi veriun e Vietnamit rreth orës 13:00, me erëra deri në 160 km/h.

Një ditë më parë, erërat ishin regjistruar me shpejtësi 234 km/h në Hainan, në jug të Kinës.


Qeveria e Vietnamit njoftoi se katër persona kishin vdekur dhe 78 ishin plagosur, ndërsa të paktën dhjetëra të tjerë ishin të zhdukur në det.

Yagi kishte marrë tashmë jetën e të paktën dy personave në Hainan dhe 16 personave në Filipine, vendi i parë që goditi, në fillim të javës, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se qendra industriale e Vietnamit, Haiphong, në bregun verior, ishte ndër më të goditurat – duke përjetuar ndërprerje të gjera të energjisë, valë deri në tre metra të larta dhe erëra të forta që thyen xhamat.

Dëme të ngjashme u raportuan në Hainan, i cili ka një popullsi prej më shumë se 10 milionë banorësh, ku furnizimet me energji elektrike u ndërprenë në më shumë se 800,000 shtëpi.

Ndërkohë, Yagi shkaktoi rrëshqitje dheu dhe përmbytje të përhapura në Filipine, duke prekur më shumë se 2.3 milionë njerëz në provincat veriore dhe qendrore.

Më shumë se 22,200 njerëz u zhvendosën nga shtëpitë e tyre dhe fluturimet e brendshme u ndërprenë për ditë të tëra.

Ndërsa Vietnami dukej se ishte më i përgatitur, qeveria e vendit ende evakuoi më shumë se 50,000 njerëz nga qytetet bregdetare dhe vendosi 450,000 personel ushtarak përpara mbërritjes së Yagit.

Katër aeroporte pezulluan operimet për disa orë, duke anuluar më shumë se 300 fluturime dhe transporti publik u ndal gjithashtu. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori