LAJMI I FUNDIT:

Pse Italia luan me fanella të kaltra pavarësisht se nuk është një ngjyrë në flamurin e tyre

Pse Italia luan me fanella të kaltra pavarësisht se nuk është një ngjyrë në flamurin e tyre

Italia gjithmonë do të luajë me fanella të kaltra si vendas, por përse ‘Azzurrët’ do të mbajnë këtë ngjyrë specifike pavarësisht faktit se nuk paraqitet në flamurin e tyre.

Ekipi i Luciano Spallettit pati një aventurë zhgënjyese në Euro 2024, pasi ata dështuan që të çojnë përpara momentumin e krijuar pas fitores 2-1 ndaj Shqipërisë në ndeshjen hapëse.

Italianët u rrëzuan nga gara pas humbjes që pësuan ndaj Zvicrës në 1/16-tat, pasi përfunduan në pozitën e dytë në Grupin B pas Spanjës që në fund u shpall kampion i Euro 2024.


Arsyeja e vërtetë se pse ata veshin fanella të kaltra, sipas disa burimeve të ndryshme, është për të nderuar Shtëpinë Italiane të Savojës, Familjen Mbretërore të vendit, e cila ishte në krye kur Italia u bashkua në 1861.

E ardhmja e Familjes Mbretërore ishte subjekt i një referendumi kushtetues pas Luftës së Dytë Botërore dhe u pasua nga Republika Italiane në 1946.

Një total prej 54.27 për qind e njerëzve votuan për republikë, ndërsa pjesa tjetër prej 45.73 për qind votuan për mbajtjen e monarkisë.

Jugu i Italisë ishte kryesisht në favor të monarkisë, ndërsa veriu ishte në favor të republikës.

Megjithatë, fanella e kaltër mbeti, përkundër faktit se ngjyrat e flamurit të Italisë janë e gjelbra, e bardha dhe e kuqja dhe se shteti nuk ka më një Familje Mbretërore./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës

Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Kapiteni Amir Rrrahmani merr përgjegjësinë për humbjen nga Rumania

Kapiteni Amir Rrrahmani merr përgjegjësinë për humbjen nga Rumania

Përfaqësuesja e Kosovës
Notat e lojtarëve: Kosova 0-3 Rumania

Notat e lojtarëve: Kosova 0-3 Rumania

Përfaqësuesja e Kosovës
Start dëshpërues i Kosovës në Ligën e Kombeve – mposhtet nga Rumania në ‘Fadil Vokrri’

Start dëshpërues i Kosovës në Ligën e Kombeve – mposhtet nga Rumania në ‘Fadil Vokrri’

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjithçka që ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes: Kosovë 0-3 Rumani

Gjithçka që ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes: Kosovë 0-3 Rumani

Përfaqësuesja e Kosovës
Italia nëpërkëmbë Francën, fiton edhe Belgjika

Italia nëpërkëmbë Francën, fiton edhe Belgjika

Përfaqësueset
Kalo në kategori