LAJMI I FUNDIT:

Tre kompani të interesuara për tenderin për stacionin e kompresorit të Qendrës Klinike në Shkup

Tre kompani të interesuara për tenderin për stacionin e kompresorit të Qendrës Klinike në Shkup

Tre firma deri tani kanë paraqitur interesim për tenderin për stacionin e kompresorit të Qendrës klinike “Nëna Terezë” në Shkup. Informacionin për AIM e ka konfirmuar Stojçe Nikollovski, person ekspert për vizita në terren, përgjegjës nga komisioni dhe udhëheqës i Sektorit për punë teknike në IP në sferën e shëndetësisë për nevojat e Institucioneve publike shëndetësore, Klinikave universitare, Institutit dhe Qendrës urgjente – Shkup.

“Tre firmat e interesuara kanë vizituar lokacionin për të parë se çfarë do të duhej të furnizohet dhe ku ta montojë atë”, tha Nikollovski në deklaratën për AIM..

Në muajin maj, sallat e operacionit të Qendrës klinike u mbyllën për shkak të erës së pakëndshme. Për intervenime emergjente pacientët janë drejtuar në Klinikën universitare për sëmundje kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” dhe Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”.


Është shpallur tender për furnizimin e një stacioni të ri të kompresorit i cili dështoi për shkak se nuk arriti asnjë ofertë.

Më 12 shtator përfundon tenderi i ri, ndërsa ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari shpreson se tani do të aplikojë ndonjë firmë.

“Shpresoj se do të paraqitet ndonjë, që të paktën ta zgjidhim këtë problem deri në fund të vitit”, u përgjigj Taravari në pyetjen e gazetarëve pas vizitës në Klinikën universitare për kirurgji digjestive kohë më parë.

Në fund të korrikut, ministri madje tha se nuk mund të parashikohet nëse do të ketë të interesuar, por se ky problem nuk duhet të zgjatet. Ai nuk përjashtoi bisedimet e drejtpërdrejta mes Ministrisë dhe një kontraktuesi, nëse nuk paraqitet ndonjë kompani e interesuar.

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak thotë se Serbia ka tërhequr letrën e Brnabiqit për Marrëveshjen e Ohrit

Lajçak thotë se Serbia ka tërhequr letrën e Brnabiqit për Marrëveshjen e Ohrit

Lajme
Një autobusi në veri ia thyejnë parafangot dhe pasqyrat, të dyshuarit dolën me shkop druri nga një veturë

Një autobusi në veri ia thyejnë parafangot dhe pasqyrat, të dyshuarit dolën me shkop druri nga një veturë

Kronika e Zezë
Ministri turk, Fidan: Bashkëpunimi në fushën ushtarake do të vazhdojë fuqishëm, organizata terroriste FETO kërcënim edhe për Kosovën

Ministri turk, Fidan: Bashkëpunimi në fushën ushtarake do të vazhdojë fuqishëm, organizata terroriste FETO kërcënim edhe për Kosovën

Lajme
Gërvalla: Kërcënimet për bllokim në pikat kufitare, dëshmi e veprimeve destabilizuese të Serbisë

Gërvalla: Kërcënimet për bllokim në pikat kufitare, dëshmi e veprimeve destabilizuese të Serbisë

Politikë
Lajçak: Ura e Ibrit duhet të hapet, por në koordinim me aleatët - flet për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve

Lajçak: Ura e Ibrit duhet të hapet, por në koordinim me aleatët - flet për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve

Lajme
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët

Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët

Politikë
Kalo në kategori