LAJMI I FUNDIT:
Peja 22° partlycloudy_day

KRU “Hidrodrini” me aksion për pastrimin e kanalizimeve në qytetin e Pejës

KRU “Hidrodrini” me aksion për pastrimin e kanalizimeve në qytetin e Pejës
Pastrimi i kanalizimeve/ Foto nga Hidrodrini, Facebook

Ekipet e KRU “Hidrodrini”, Sektori i Kanalizimit në Pejë, kanë ndërmarrë një aksion pastrimi të pusetave dhe rrjetit të kanalizimit në disa lokalitete, për shkak të bllokimeve në sistem.

Gjatë intervenimeve janë hasur gjësende të ngurta, mbeturina dhe gjëra ushqimore jashtë përdorimit, të cilat janë të papërballueshme për një rrjet kanalizimi që nuk është i dizajnuar për materiale të tilla.

Aksioni i pastrimit të kanalizimeve nga KRU “Hidrodrini”/ Foto nga Hidrodrini, Facebook

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ata kanë informuar se gjatë ditës kanë realizuar zhbllokime në rrugët “Gani Daci”, “Pandeli Sotiri”, “Nënë Tereza” dhe “Mbretëresha Teutë”.


Po ashtu, në rrugën “Bill Klinton” është realizuar renovimi dhe ri-funksionalizimi i pusetës ekzistuese, duke përmirësuar rrjetin e kanalizimit.

Aksioni i pastrimit të kanalizimeve/ Foto nga Hidrodrini, Facebook

“Vetëm sot, debllokime janë realizuar në rrugët ‘Gani Daci’, ‘Pandeli Sotiri’, ‘Nënë Tereza’ dhe ‘Mbretëresha Teutë’”, kanë shkruar KRU “Hidrodrini” ndër të tjera transmeton Telegrafi.

pastrimi dhe mirëmbajtja e pusetëve/ Foto Hidrodrini, Facebook

Renovim i prishjes së rrjetit të kanalizimit është realizuar në rrugën “Bill Klinton”, ku është ri-funksionalizuar puseta ekzistuese.

Mirëmbajtja e pusetave nga puntorët e KRU “Hidrodrini”/ Foto nga Hidrodrini, Facebook

Në një aktivitet tjetër, ekipet nga Sektori i Kanalizimit, në bashkëpunim me kolegët nga ITUN, kanë pastruar dhe montuar një pusetë betoni në rrugën ”Muharrem Misini” në fshatin Qyshk, në pozicionin “D6”.

Në trend

Më shumë
U konsiderua si një ndër ndërtesat me imazhin më të shëmtuar në Prishtinë, nënkryetari Zogaj jep detaje nga projekti i cili ka vlerën mbi 500 mijë euro

U konsiderua si një ndër ndërtesat me imazhin më të shëmtuar në Prishtinë, nënkryetari Zogaj jep detaje nga projekti i cili ka vlerën mbi 500 mijë euro

Rajoni i Prishtinës
Këta janë njerëzit që rrezikuan duke injoruar 'thirrjet për të ikur ose do të vdesin' nga uragani Milton

Këta janë njerëzit që rrezikuan duke injoruar 'thirrjet për të ikur ose do të vdesin' nga uragani Milton

Amerika
Luiz Ejlli dënohet me një vit burg - fajtor për falsifikim dokumentesh

Luiz Ejlli dënohet me një vit burg - fajtor për falsifikim dokumentesh

Magazina
Aeroplanë të përmbysur dhe rrugë të përfshira nga uji – imazhe të tjera rreth ndikimit të uraganit Milton në Florida

Aeroplanë të përmbysur dhe rrugë të përfshira nga uji – imazhe të tjera rreth ndikimit të uraganit Milton në Florida

Amerika
Tensione në takimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës

Tensione në takimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës

Lajme
Llogaria zyrtare e Michael Schumacher në rrjetet sociale bën postimin e parë pas 'daljes publike' të tij

Llogaria zyrtare e Michael Schumacher në rrjetet sociale bën postimin e parë pas 'daljes publike' të tij

Formula 1
Kalo në kategori