LAJMI I FUNDIT:

“Djali më i mirë, zgjodhi të rrinte me të atin, vëllezërit emigruan”- banorët në Shën Vlash flasin të tronditur pas vrasjes së Enver Ballës

“Djali më i mirë, zgjodhi të rrinte me të atin, vëllezërit emigruan”- banorët në Shën Vlash flasin të tronditur pas vrasjes së Enver Ballës

Në familjen e Enver Ballës janë hapur dyert e mortit për ta përcjellë në banesën e fundit pas vrasjes monstruoze nga i biri.

Jashtë kamerave, familjarët shprehen mosbesues për motivin e krimit dhe për mënyrën si janë shpenzuar paratë që mungonin, por të vërtetën e ngjarjes e di vetëm Esmeraldi.

Para uniformave blu, Esmerald Balla ka treguar se më 13 gusht, si çdo ditë me të atin, shkoi për t’u kujdesur për kafshët në stanin e tyre dhe aty ka nisur konflikti, fillimisht për kujdesin e kafshëve, më pas biseda ka vijuar për kursimet e familjes që mungonin, pasi Esmeraldi po ndërtonte një shtëpi të re dhe duhet t’i jepte ndërtuesit 30 mijë euro. Sipas tij, gjatë debatit, babai ka pranuar se paratë i ka prishur dhe në debat e sipër i ka nxjerrë armën, e ka mbushur dhe ia ka drejtuar të birit.


Në këto kushte, thotë Esmeraldi, për të mbrojtur veten, ka tentuar t’i marrë pistoletën nga dora, por ajo është shkrepur dhe e qëlloi dy herë në gjoks Enver Ballën.

Veprimet e ndodhura më pas tregojnë se kjo nuk ishte një vrasje e pakujdesshme, ashtu sikurse pretendon 30-vjeçari.

Për të mbuluar krimin monstruoz, Esmerald Balla, me ndihmën e një shoku, Edison Brahajt, i cili arrestua si bashkëpunëtor, sollën trupin e pajetë të Enver Ballës në një stan të braktisur dhe e hodhën në një pus 5 metra të thellë ku qëndroi për 21 ditë.

Ftohtësia e të birit vijoi edhe pas hedhjes në pus, duke e mbuluar trupin me goma dhe mbeturina, derisa ngjarja doli në drite pas 21 ditësh.
Tronditëse kjo ngjarje ishte dhe për banorët Shën Vlashit, për të cilët ky është rasti i dytë brenda vitit që përballen me vrasje të tilla.

Në shkurt të këtij viti, Pëllumb Meta u vra dhe gropos nga fëmijët e tij në kasollen e bagëtive dhe në të njëjtin skenar atëvrasës, ngjarja u përsërit edhe në familjen Balla që nga banorët mbahej si familje model.

“Ka qenë djalë i mirë. Ishin tre djem. Dy të tjerët ishin në Itali, ky ka ndenjur këtu me të atin e vetë. Çuni më i mirë ka qenë, s’ma ka marrë mendja gjallë në botë. S’më mbushej mendja që i ati merrte kursimet“, thotë një nga fqinjët./tch/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Politikë
Kalo në kategori