Tripunovski: Dy subjekte kanë keqpërdorur subvencione e shtetit, bëhet fjalë për rreth 785 mijë euro
Dy subjekte juridike, jashtë procedurave dhe në mënyrë të paligjshme kanë shfrytëzuar shuma të mëdha të parave të shtetit, në formë të subvencioneve, edhe pse nuk e kanë paguar tokën bujqësore që e kanë marrë qira. Ministri i Bujqësisë, Cvetan Tripunovski thotë se bëhet fjalë për rreth 785 mijë euro, para të buxhetit. Ai nënvizon se këto janë vetëm dy nga 5 skandalet për të cilat po punohet aktualisht, ndërsa 3 rastet e tjera do të publikohen pasi të sigurohen dëshmi të forta.
“Subjekti juridik AR eksport nga Strumica, ka shfrytëzuar sipas marrëveshjes tokë bujqësore, nuk ka paguar qira për të njëjtën, nuk e ka përpunuar dhe në kundërshtim me ligjin ka shfrytëzuar subvencione nga ana e shtetit, me çka e ka dëmtuar në mënyrë direkte buxhetin e shtetit. Meqë ministria e bujqësisë nuk ka reaguar për shkeljen e tillë të procedurave shtrohet pyetja nëse me vetëdije është lejuar që ky subjekt juridik, ta dëmtojë buxhetin e RMV-së…”, tha Cvetan Tripunovski, Ministër i Bujqësisë.
Rasti tjetër ka të bëjë me një tjetër tokë bujqësore që është marrë nga një tjetër subjekt juridik, ndaj të cilit në vitin 2019 ka pasur proces gjyqësor për mospagesë të qirasë për tre vite. Tripunovski tha se në vitin 2021 është miratuar deklaratë për prishje të njëanshme të marrëveshjes me këtë subjekt juridik, por për shkak se Agjencisë së Kadastrës, ministria nuk i ka dorëzuar ekzemplarin për prishje të marrëveshjes, qiramarrësit i është mundësuar që, edhe pas prishjes së kontratës të vazhdojë të aplikojë për subvencione.
“Rasti i dytë ka të bëjë me subjektin juridik DZS Ilinden…Për shkak të moskryerjes së detyrimeve ligjore nga ana e ministrisë që të zbatojë procedurë fillimisht për fshirje nga regjistri qendror i ekonomisë bujqësore dhe moskoordinim me agjencinë për mbështetje financiare, i është mundësuar qiramarrësit, që edhe pas prishjes së marrëveshjes, përsëri edhe pas prishjes së marrëveshjes për qira, qiramarrësi të mund të vazhdojë të aplikojë për subvencione, gjegjësisht agjencia për mbështetje financiare në bujqësi, për periudhën prej 2021 deri në vitin 2023, gjithsej tre vite, qiramarrësit t’i paguhen mbi 19 milion denarë, subvencione”, u shpreh Cvetan Tripunovski, Ministër i Bujqësisë.
Tripunovski tha se ministria, drejtori i agjencisë por edhe inspektorati duhej të kryenin detyrimet ligjore dhe të kontrollojnë procesin. Ai u bëri thirrje institucioneve të ndërmarrin hapat e nevojshme për të parë nëse dikush me ose pa vetëdije ka lejuar që të manipulohet procesi. /Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje