Komuna e Prishtinës prezanton pesë projektet e parakualifikuara për sheshin “Adem Jashari”
Është hapur ekspozita e projekteve të përzgjedhura për sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë. Pesë projektet më të mira do të ekspozohen për një javë në hapësirat e Komunës së Prishtinës.
Monumenti synon të nderojë përkushtimin, guximin dhe sakrificën e palëkundur të Adem Jasharit dhe familjes së tij gjatë luftës së Kosovës për pavarësi dhe të shërbejë si një kujtesë e fuqishme për rolin e tyre kryesor në lëvizjen çlirimtare dhe përkushtimin e tyre ndaj kauzës kombëtare.
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama derisa ka treguar më shumë për projektin, ka ftuar qytetarët që të vijnë dhe të shohin nga afër këto projekte, e po ashtu edhe të votojnë se cili ju duket më i miri.
“Këtu kemi pesë projekte të cilat janë si më të mirat, ekspozohen në hapësirat e komunës të Prishtinës. Ftoj edhe qytetarët tjerë të marrin pjesë në këtë ekspozitë, është interesante me disa propozime shumë domethënëse, për Adem Jasharin, familjen Jashari, për sakrificën që kanë dhënë për lirinë, demokracinë që gëzojmë sot. Prandaj, ju ftoj të gjithëve që ditëve në vijim të vizitoni e po ashtu të votoni, kemi dëshirë të marrim informata edhe nga ju se cili prej këtyre projekteve ju duket më i miri. Kjo është fazë me rendësi shumë të madhe për proces ku edhe zotohemi që në të ardhmen e afërt të transferojmë këtë projekt në realitet në një pjesë të kryeqytetit. Kemi qenë në komunikim edhe me familjen Jashari. Ashtu edhe siç kemi premtuar, që heroi ynë kombëtar, Adem Jashari tash në të ardhmen e afërt do të ketë edhe vendin e vet në kryeqytet”, tha Rama.
Ndërsa vërejtje pati nga asamblisti i Partisë Demokratike të Kosovës, Granit Geci.
Derisa ka pyetur për qëndrimin e familjes Jashari për këto projekte, ai ka thënë se sot e udhës do të kishte qenë që të ketë festë publike, e po ashtu edhe më shumë qytetarë që vizitojnë projektet.
“Kam një vërejtje, këtu nuk po shoh qytetarë. Pjesa kryesisht janë media dhe bashkëpunëtor të juaj dhe tanët në komunë. Kisha menduar që sot kish me qenë shumë e udhës që të ketë festë publike për ditën e sotme të ketë festë publike gjë që nuk e kanë parë. Duke ditë rëndësinë e këtij projekti, e dini që e keni përkrahjen e plotë të të gjitha grupeve politike në Kuvend, kam vetëm një pyetje, cili është qëndrimi i përfaqësueseve të familjes Jashari në këtë projekt? Me sa kam dëgjuar ka pasur vërejtje të tyre sa i përket procesit, mirëpo, normalisht jo duke mos e vlerësuar gatishmërinë e juaj, ata e vlerësojnë, mirëpo sa i përket procesit, transparencës”, tha ai.
Për këtë, Rama tha se procesi ka qenë shumë transparent.
“Kjo ekspozitë do të jetë e hapur për një javë, por nëse ka nevojë e vazhdojmë më shumë, dhe ftojmë gjithë qytetarët të na vizitojnë dhe të jenë pjesë e këtij procesi…Edhe procesi ka qenë super transparent në aspektin që është bërë thirrje e hapur gjithë pjesëtarëve këtu në vend, në këtë proces edhe së bashku me reprezantuesin e familjes Jashari i kemi përzgjedh këto pesë, do t’i bëjmë publik të gjitha aplikacionet”, tha Rama. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Prishtinë, lansohet Plani i Veprimit për Partneritet për Qeverisje të Hapur Lokale
Reshjet e borës, të gjitha rrugët në Prishtinë janë të kalueshme
Drenas, shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Arif Shala” kampion edhe këtë vit shkollor në futboll të vogël
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje