LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian ka bërë një kontratë me djalin e saj Saint për ta lejuar të hapë kanal në YouTube

Kim Kardashian ka bërë një kontratë me djalin e saj Saint për ta lejuar të hapë kanal në YouTube
Foto: Getty Images

Kim Kardashian ka zyrtarisht në duar një tjetër aktivitet të njërit prej fëmijëve të saj.

Themeluesja e “Skims”, 43-vjeçe, zbuloi më 3 shtator se ajo ‘më në fund’ e lejoi atë dhe djalin tetëvjeçar të Kanye West, Saint, të krijonte një kanal në YouTube.

Por, ajo nuk e miratoi këtë pa i shtuar më parë disa rregulla.


Foto: Instagram

Kim bëri me dije në rrjete sociale se Saint iu lejua të bashkohej në YouTube ‘pas nënshkrimit të një kontrate të gjerë’.

Në një postim tjetër që tregon një foto të kontratës të shkruar me dorë, ajo paralajmëroi se “më mirë të mos e shkelë”.

Marrëveshja, e cila duket se është shkruar nga vetë Kim, thotë se është një “kontratë midis Saint West dhe Kim Kardashian” e datës 3 shtator 2024 – dhe ka kushte rreth familjes, duke përfshirë motrën më të madhe, North West, 11vjeçe.

Foto: Instagram

“Unë, Saint West, pranoj të ndjek rregullat e nënës time për të pasur një kanal në YouTube”, thuhet në kontratë. “Nuk më lejohet të komentoj asnjë informacion personal familjar. Nuk më lejohet të filmoj asnjë informacion personal. Nuk më lejohet të filmoj derisa North është duke bërë muzikë”.

Ndërsa mbishkrimi i Kim mbulon disa nga dokumentet, shënimi vazhdon të shpjegojë se Saint duhet të kërkojë leje sa herë që dëshiron të ndajë diçka në kanalin e tij.

“Unë duhet t’i tregoj mamasë ose kujdestarit tim të gjitha videot përpara se t’i postoj ato”, vazhdon kontrata.

Marrëveshja përfundon me një paralajmërim përfundimtar, duke thënë: “Nëse nuk i dëgjoj të gjitha rregullat, mamaja mund ta bëjë faqen time private ose të fshijë llogarinë time”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit

Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit

Magazina
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani

Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani

Magazina
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit

Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit

Magazina
Lexohet përmbajtja e zarfit të zi: Amber jep dorëheqje nga BBVA, kërkon të largohet edhe G Bani

Lexohet përmbajtja e zarfit të zi: Amber jep dorëheqje nga BBVA, kërkon të largohet edhe G Bani

Magazina
Princ Leka i del në mbrojtje Gjestit

Princ Leka i del në mbrojtje Gjestit

Magazina
Tensioni në kulm, Gjesti çohet dhe hedh mikrofonin në mes të spektaklit duke kërcënuar të largohet

Tensioni në kulm, Gjesti çohet dhe hedh mikrofonin në mes të spektaklit duke kërcënuar të largohet

Magazina
Kalo në kategori