LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë për krime lufte ndaj një qytetari të komunitetit goran, dyshohet për vrasje dhe tortura çnjerëzore të civilëve shqiptarë

Aktakuzë për krime lufte ndaj një qytetari të komunitetit goran, dyshohet për vrasje dhe tortura çnjerëzore të civilëve shqiptarë

Nën dyshimin se në cilësinë e policit në Stacionin Policor në Prizren gjatë viteve 1998-1999 ka kryer vrasje, torturë dhe trajtim çnjerëzor ndaj popullatës civile shqiptare në Suharekë, ndaj një qytetari të nacionalitetit goran është ngritur aktakuzë për veprën penale krime lufte.

Në njoftim  thuhet se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit Sh.L. i nacionalitet goran, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje me persona të tjerë, e ka kryer veprën penale Krimi i luftës kundër popullsisë civile, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të  Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( tutje “LP-RSFJ”) si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.

“I pandehuri në cilësinë e policit të Stacionit Policor në Prizren, gjatë kohës së luftës në Kosovë ka kryer vrasje, torturë, trajtim çnjerëzore ndaj popullatës civile të nacionalitetit shqiptar në Komunën Suharekës dhe Rahovecit. Hetimet kanë vërtetuar se, forcat policore serbe fillimisht i kanë arrestuar viktimat në regjionin e Suharekës dhe të Rahovecit dhe më pastaj i kanë dërguar në Stacionin Policor në Prizren. Aty i pandehuri i ka marr në pyetje duke përdorur torturë dhe trajtim çnjerëzore. Si rezultate i torturave i ndjeri R. J. ka vdekur kurse dhjetë (10) civile të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe  pasoja psikike”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.


Sipas Prokurorisë, kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme.

“I pandehuri gjendet nën masën e paraburgimit sipas vendimit të Gjyqtarit të procedurës paraprake deri në një vendim të ri nga ana e gjykatës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë

Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë

Lajme
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?

Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?

Lajme
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir

Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir

Lajme
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kalo në kategori