LAJMI I FUNDIT:

Çollaku: Bashkësia ndërkombëtare po e toleron Serbinë, ka qasje joparimore ndaj Kosovës

Çollaku: Bashkësia ndërkombëtare po e toleron Serbinë, ka qasje joparimore ndaj Kosovës

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Fatmir Collaku, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare po zhvillon politikë joparimore e të njëanshme në raportet Kosovë – Serbi.

Çollaku tha se sulmi në Banjskë u kapërcye shumë lehtë nga ndërkombëtarët, kurse kërkesat e veprimet legjitime të Qeverisë së Kosovës, sulmohen nga ta ashpër.

“… me këtë politikë joparimore dhe të njëanshme të bashkësisë ndërkombëtarë ndaj Kosovës përkëdhelje e madhe i bëhet Serbisë. U goditën vlerat evropiane në sulmin e Banjskës. Asnjë kërkesë imediate për t’u vënë para drejtësisë ata persona. Asnjë trysni për Serbinë. Kapërcehet diçka shumë e rëndë. I kërkohet llogaridhënie Kosovës për diçka që është parimore kushtetuese”, tha ai,  në “Five” të RTV Dukagjini.


Tutje ai tha se Kosovës po i shihet për të madhe tentimi për të vënë rend dhe ligj në veri të Kosovës.

“Luftimi i bandave kriminale, për të vu rend i shihet për të madhe Kosovës. I kërkohet të ngrihet në nivel ndërkombëtar çështja e urës. Bëhet një qasje jo të drejtë jo demokratike ndaj Kosovës dhe një tolerim i vazhdueshëm i Serbisë. Kjo tregon se jemi të pabarabartë dhe të patrajtuar drejt”, tha ai. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj i bindur se Kurti do të përfundojë në burg për korrupsion

Haradinaj i bindur se Kurti do të përfundojë në burg për korrupsion

Politikë
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, dëshmitari Tetaj tregon për frazën, që thotë se i ka shpëtuar Thaçit nga nervoza

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, dëshmitari Tetaj tregon për frazën, që thotë se i ka shpëtuar Thaçit nga nervoza

Drejtësi
Kandidati për raportues në PE për Kosovën, austriaku Waitz: I lumtur të kontribuoj për stabilitetin e rajonit

Kandidati për raportues në PE për Kosovën, austriaku Waitz: I lumtur të kontribuoj për stabilitetin e rajonit

Lajme
Vrasja në Aktash, viktima Premtim Gashi ishte liruar me kusht 8 muaj e 19 ditë para se ta vuante dënimin e plotë

Vrasja në Aktash, viktima Premtim Gashi ishte liruar me kusht 8 muaj e 19 ditë para se ta vuante dënimin e plotë

Drejtësi
Djali i Afrim Bunjakut i prin marshit për 25 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës

Djali i Afrim Bunjakut i prin marshit për 25 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës

Lajme
Krasniqi: Nuk ka më institucione ilegale në veri

Krasniqi: Nuk ka më institucione ilegale në veri

Lajme
Kalo në kategori