LAJMI I FUNDIT:

Kritikohet Toyota pas rezultatit jo të mirë në testin e përplasjes, publikohen pamjet

Kritikohet Toyota pas rezultatit jo të mirë në testin e përplasjes, publikohen pamjet

Modeli Raize nga Toyota mund të duket si një RAV4 i ri, por nuk ka asnjë lidhje me të.

Raize është versioni i Daihatsu Rocky, një crossover kompakt që ka dalë në shitje që nga fundi i vitit 2019.

Programi i Vlerësimit të Veturave të Reja NCAP së fundmi e mori në dorë për një test përplasjeje, i cili me sa duket nuk ka përfunduar mirë.


Sipas ekspertëve të programit, Raize shfaqi një “strukturë të paqëndrueshme” në përplasje, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se testi u realizua me një shpejtësi prej 64 km/h, ku vetura tregoi rritje të shanseve për lëndime.

Crossover shënoi vetëm 41% për mbrojtjen e pasagjerëve të rritur, 72% për mbrojtjen e pasagjerëve fëmijë, 59% në kategorinë Mbrojtja e Këmbësorëve dhe 58% për ndihmën e sigurisë.

Ndryshe, Raize është vetëm një nga disa vetura që thuhet se nuk kanë dalë mirë në testet e përplasjes kohëve të fundit.

Në fund të vitit të kaluar, Programi Vlerësimit të Veturave të Reja i dha MG5 dhe Mahindra Scorpio një vlerësim me zero.

Në mesin e vitit 2023, Citroën C3 gjithashtu “fitoi” u vlerësua me zero nga NCAP.

Në fund të vitit 2022, JAC E10x i Kinës mori zero nga NCAP. /Telegrafi/