LAJMI I FUNDIT:

Shala: Arrestimi i Liridon Rexhepit në Turqi, një trillim për prishjen e raporteve të Kosovës me Izraelin

Shala: Arrestimi i Liridon Rexhepit në Turqi, një trillim për prishjen e raporteve të Kosovës me Izraelin

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka deklaruar se arrestimi i kosovarit Liridon Rexhepi në Turqi, i cili dyshohet për menaxhimin e rrjetit financiar të Mossad-it, është një trillim që synon të dëmtojë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Izraelit.

Sipas Shalës, kjo nuk është e mundur as nga aspekti shkencor dhe as praktik, duke theksuar se Kosova nuk mund të përdoret si hapësirë operative për aktivitete të tilla.

“Kjo është një trillim i formës klasike që mund të bëjnë shërbimet e caktuara për të prishur raportet mes Kosovës dhe Izraelit. Pra janë tendenca të caktuara, sepse nuk ka mundësi në aspektin edhe shkencor një gjë e tillë të ndodhë. Çështjet janë që ndoshta ka një interes politik, por assesi ndonjë interes që qytetarët e Kosovë të jenë pjesë përbërëse e një aktivitetit të Mosadit”, ka thënë Shala, në emisionin FIVE të RTV Dukagjini.


Ai gjithashtu ka potencuar se sistemi mikrofinanciar i Kosovës është i unifikuar dhe çdo transaksion i dyshimtë do të diktohej nga autoritetet vendore.

“Nuk është që mund të ndonjë prishje të raporteve me Turqinë, as me Izraelin. Pra është një lojë sipas gjitha gjasave e orkestruar nga vet i pandehuri që tani është në mbajtje nga autoritetet turke. Një e vërtetë është që Kosova nuk ka mundësi të përdoret si hapësirë operative për të kryer në forma të ndryshëm financimin e strukturave inteligjente, sepse sistemi mikrofinanciar i Kosovës është i unifikuar dhe nuk ka mundësi asnjë transaksion i dyshimtë me ndodhë pa u diktuar nga autoritete vendore të Kosovës”, ka deklaruar Shala. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori