LAJMI I FUNDIT:

Bajrami i reagon kryeministrit Kurti për Investimet e Huaja Direkte: Kjo ka ndodhur nga blerja e banesave nga mërgata

Bajrami i reagon kryeministrit Kurti për Investimet e Huaja Direkte: Kjo ka ndodhur nga blerja e banesave nga mërgata

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, pasi ky i fundit tha se ka rritje të Investimeve të Huaja Direkte në vendin tonë.

Bajrami ka shkruar në Facebook se kjo ka ndodhur kryesisht nga inflacioni dhe nga blerja e banesave nga mërgata.

“Qeverisja e ndershme paska thënë Kryeministri, cila, kjo e 900 tenderëve të negociuar, qeverisja me Martin Berishajn, Nagip Krasniqin, me tatimet që ju merren bizneseve e mandej ministrat e tu ju japin familjarëve për OJQ?”, ka shkruar deputetja e LDK-së.


Bajrami ka shtuar se Qeveria nuk ka bërë asnjë reformë fiskale.

“Gjatë këtij mandati kanë ndodhë dy ndryshime: rritja e tatimit në pronë dhe lirimi në prej 6.8 Euro në të ardhurat personale. A beson dikush që këto reforma kanë ndikuar në rritjen e investimeve të huaja direkte?!”, ka shkruar ajo, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se mesatarja vjetore e Investimeve të Huaja Direkte (IHD) gjatë qeverisjes së tij ka arritur në 705.6 milionë euro, që është 2.4 herë më shumë sesa mesatarja vjetore prej 299.8 milionë euro gjatë qeverive të kaluara që nga viti 2007. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

ATC Kids
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht

Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht

Ekonomi
IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO
Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center

Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center

Emona Center
Kalo në kategori