Për shkak të thatësirës në Greqi, pas 30 vitesh rishfaqet fshati në një liqen artificial
Temperaturat rekord dhe thatësira e zgjatur në Greqi, kanë zbuluar një fshat të fundosur në rezervuarin kryesor të Athinës, për herë të parë në 30 vjet.
Fshati Kallio u zhyt në fund të viteve të 70-ta, kur diga Mornos u ndërtua 200 kilometra në perëndim të kryeqytetit, liqeni artificial i ushqyer nga lumenjtë Mornos dhe Evinos.
Me uljen e nivelit të liqenit me 30 për qind në muajt e fundit sipas operatorit shtetëror të ujit EYDAP, rrënojat e një shkolle dhe shtëpish janë rishfaqur, transmeton Telegrafi.
“Niveli i liqenit Mornos ka rënë me 40 metra”, tha Yorgos Iosifidis, një pensionist 60-vjeçar, i cili duhej të linte shtëpinë e tij si i ri së bashku me fshatarët e tjerë kur zona u përmbyt.
“Ju shihni katin e parë që ka mbetur nga shtëpia dykatëshe e vjehrrit tim, dhe pranë saj mund të shihni se çfarë ka mbetur nga shtëpia e kushërinjve të mi”, tha Iosifidis, i cili tani jeton më lart në kodër.
Thatësira u përkeqësua këtë vit në vendin mesdhetar që është mësuar mirë me valët e të nxehtit të verës.
Pas dimrit më të butë të dokumentuar, Greqia pati korrikun më të nxehtë të regjistruar, sipas të dhënave paraprake të motit nga Observatori Kombëtar. Kjo erdhi pas temperaturave të ngjashme rekorde në qershor.
Gati 80 shtëpi në Kallio, përveç kishës dhe shkollës, u ‘flijuan’ për të furnizuar Athinën me ujë, tha për agjencinë shtetërore ANA, kryetari i fshatit Kallio, Apostolis Gerodimos.
“Kjo është hera e dytë që Kallio rishfaqet, pas një periudhe tjetër thatësire në fillim të viteve 90. Nëse nuk bie shi së shpejti, niveli do të bjerë më tej dhe problemi do të jetë më i madh se sa ishte atëherë”, tha Iosifidis. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshon urdhërarrest për Netanyahun dhe zyrtarë të lartë të Izraelit dhe Hamasit
Trump do të emërojë ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Matt Whitaker ambasador të Shteteve të Bashkuara në NATO-s
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë
Ukrainasit thonë se rusët përdorën për herë të parë një raketë balistike ndërkontinentale për të goditur Dnipron
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme