LAJMI I FUNDIT:
Peja 8° heavyrain

HANDIKOS në Pejë kërkon mbështetje më të madhe institucionale

HANDIKOS në Pejë kërkon mbështetje më të madhe institucionale

Organizata HANDIKOS në Pejë, si shumë organizata të tjera, po përballet me sfidën më të madhe të gjetjes së fondeve, ku afërsisht 40 për qind e mjeteve sigurohen nga komuna dhe qeveria.

Këto fonde nuk mjaftojnë për mbarëvajtjen dhe funksionimin e duhur të kësaj organizate.

Sipas drejtorit rajonal të HANDIKOS-it, Egzon Qorkadiu, sfida më e madhe është qëndrueshmëria financiare, pasi numri i fëmijëve në nevojë rritet çdo ditë, ndërsa shumë organizata janë të detyruara të mbyllin dyert për shkak të mungesës së fondeve.


Drejtori i HANDIKOS Peja, Egzon Qorkadiu

“Zakonisht, mbështetjet i kemi nga komuna, kuvendi komunal, apo ministritë përkatëse, të cilat mbulojnë deri në 35-40% të shpenzimeve. Megjithatë, sfida kryesore mbetet qëndrueshmëria financiare, që është shumë e vështirë për organizatat tona. Për fat të keq, numri i fëmijëve në nevojë po rritet, ndërsa organizatat që ofrojnë shërbime po mbyllen për shkak të financave të paqëndrueshme”, ka thënë ai për Telegrafin.

Qorkadiu gjithashtu theksoi se shpesh institucioni që ai udhëheq mbetet pa fonde, por falë angazhimit të stafit dhe gatishmërisë së tyre, arrijnë të vazhdojnë punën.

Ai kërkoi nga institucionet shtetërore të jenë më të kujdesshme dhe të angazhohen më shumë në stabilizimin e mirëqenies sociale në Kosovë.

Aktivitetet që fëmijët me nevoja të veçanta i bëjnë gjatë qëndrimit në HANDIKOS

“Është e vështirë, por falë stafit dhe angazhimit të tyre, ndonjëherë ia dalim edhe pa fonde. HANDIKOS asnjëherë nuk është mbyllur për asnjë kauzë, dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për sa kohë kemi mundësi. Shpresoj që shteti dhe komuna të jenë më të vëmendshme ndaj mirëqenies sociale”, ka përfunduar Qorkadiu.

Përveç sfidave financiare, organizata HANDIKOS në Pejë përballet edhe me problemet infrastrukturore në qytet, që nuk i plotësojnë të gjitha kushtet për personat me nevoja të veçanta, por sipas Qorkadiut, Komuna e Pejës është duke bërë përpjekje për përmirësimin e tyre.

Në trend

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori