DHTIK shpreh pakënaqësinë ndaj Qeverisë së Kosovës për heqjen e Ligjit të Punës nga Programi Legjislativ
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) ka shprehur shqetësimin e saj të thellë lidhur me largimin e Ligjin të Punës nga Programi Legjislativ, veçanërisht duke pasur parasysh ndikimin e këtij ligji në jetën e qytetarëve dhe në tregun e punës.
DHTIK thekson se kanë përcjell kërkesat dhe rekomandimet e tona me impute konkrete nga sektori privat dhe të njëjtat deri më tani nuk janë marrë parasysh.
“Duke u cilësuar si një nga ligjet më esenciale të vendit, DHTIK ka evidentuar shumë dispozita të cilat janë të paqarta dhe nuk specifikojnë marrëdhënien mes punëdhënësve dhe punëmarrësve, andaj kemi kërkuar që Ligji i Punës të ndryshohet dhe plotësohet duke përfshirë rekomandimet konkrete në mënyrë që të kemi një ligj sa më funksional në praktikë.
Ligji i Punës aktual ka shumë mangësi dhe si i tillë nuk është i përshtatshëm me rrethanat në të cilat operojmë. Andaj, DHTIK konsideron që së bashku me palët e interesit ky Ligj duhet të rishikohet në detaje, në mënyrë që të kemi një ligj funksional dhe të zbatueshëm duke marrë parasysh rëndësinë esenciale që ka”, thuhet në reagim.
Sipas DHTIK, shteti është duke mos respektuar ligjin aktual të punës sepse me ligj në Kosovë janë 8 orë pune dhe në orë pune nuk llogaritet pushimi.
“Orari aktual i punës është 08:00- 16:00, që i bie që në Kosovë punohet 7 orë në ditë apo 35 orë në javë, në kundërshtim me këtë ligj që është 40 orë për javë.
DHTIK kërkon që të na mbështetje që paga në Kosovë të bëhet për orë pune, ashtu siç është edhe në vendet e Evropës dhe të përcaktohet që pagesa të jetë për orë pune”, thuhet tutje.
Një vështirësi tjetër të cilën DHTIK thotë se e ka potencuar ndër vite është edhe Pushimi i Lehonisë, ku aktualisht barra kryesore për mbulim të pagës gjatë kohës kur lehona është në pushim i bie biznesit.
“Një gjë e tillë përveç se rëndon gjendjen e biznesit po ashtu ndikon edhe numrin e ulët të grave të cilat janë të punësuara në tregun e punës. Përveç tjerash në të gjitha vendet fqinje dhe ato evropiane barra e mbulimit të pushimit të lehonisë bie mbi shtetin dhe jo mbi biznesin. Duke mos harruar këtu edhe subvencionimet e ndryshime të cilat jepen për prindërit si lloj stimulimi për të ngritur natalitetin në vend.
Ligji aktual i punës ndikon drejtpërdrejt në përjashtimin e grave nga fuqia punëtore për shkak të diskriminimit gjinor në punësim, pasi jo të gjithë punëdhënësit pavarësisht dëshirës së tyre nuk mund të përballojnë përgjegjësinë financiare të pagesës së pushimit të lehonisë”, thuhet tutje.
Sipas Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë burrat nuk kanë të drejta të barabarta për të kaluar kohë me fëmijët e tyre.
“Ky ligj diskriminon drejtpërdrejt edhe baballarët, duke shkelur të drejtat e tyre të barabarta sipas Ligjit për Barazi Gjinore. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë konsideron se shtyrja e mëtejshme e miratimit të amendamenteve në Ligjin për Punën do të rezultojë në vazhdimin e shkeljeve të të drejtave të grave dhe burrave në Kosovë. Andaj kërkojmë nga Qeveria që sa më parë të publikojë për diskutim Projektligjin e ri, të zhvillojë konsultime të gjera me të gjitha palët e interesuara dhe ta përfshijë këtë ligj thelbësor në kalendarin legjislativ të këtij viti”, thuhet ndër të tjera në reagim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje