LAJMI I FUNDIT:

Bardhi me urim të veçantë për Sarën me rastin e ditëlindjes: Nëna e fëmijëve të mi, inspirimi im

Bardhi me urim të veçantë për Sarën me rastin e ditëlindjes: Nëna e fëmijëve të mi, inspirimi im
Foto: Screenshot/Instagram

Modelja e njohur shqiptare, Sara Gjordeni, ditën e sotme (e martë) feston ditëlindjen.

Ajo me këtë rast mori urime e dhurata të shumta, ndonëse një dedikim nuk mungoi as nga partneri i saj, artisti Bardhi.

“Urime ditëlindjen Sarë. Çika jem e vogël. Nëna e fëmijëve të mi, inspirimi jem, gjysma ime”, kanë qenë fjalët e këngëtarit nga Maqedonia.


Foto: Screenshot/Instagram

Krijuesi i hitit “Betohemi” tutje shtoi: “Edhe 100 tjera. Të dua shumë”.

Dyshja u njohën në edicionin e tretë të Big Brother VIP Albania, ku edhe nisën një romancë.

Foto: Screenshot/Instagram

Ata gjithashtu tani janë në pritje të një fëmijë, gjinia e së cilës është vajzë.

Bardhyl Idrizi (emri i vërtetë) po vazhdon me angazhimet e tij në karrierë, projekte e koncerte. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram