LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria sytë tek industria ushtarake, Qeveria akordon milionat për KAYO-n

Shqipëria sytë tek industria ushtarake, Qeveria akordon milionat për KAYO-n

Shqipëria ka gati shoqërinë shtetërore që do të merret me prodhimin dhe tregtimin e armëve. Qeveria ka miratuar një fond prej 440 milionë lekësh (44 milionë euro) për Ministrinë e Mbrojtjes, nga të cilat 150 milionë lekë, si kapital fillestar për shoqërinë “KAYO”, dhe 290 milionë lekë (2.9 milionë euro) për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të ndërmarrjeve ekzistuese.

Sytë tek industria ushtarake, Qeveria akordon miliona për KAYO-n

Pas KAYO, shoqërisë shtetërore që do të merret me prodhimin dhe tregtimin e armëve, Shqipëria do të ngrejë edhe një Agjenci të Industrisë së Mbrojtjes. Në Kuvend është depozituar nga qeveria projektligji “Për rregullimin e prodhimit, tregtimit, kërkimit dhe zhvillimit të armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”.


Agjencia e cila do të jetë në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, por që drejtorin e saj do ta zgjedhë Kryeministri do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 95 milionë lekë çdo vit.

Për prodhimin e armëve “Made in Albania”, sipas relacionit të propozimit ligjor do të ftohen edhe kompani të huaja. Për të tërhequr sa më shumë investime nga jashtë për ringjalljen e industrisë ushtarake, qeveria do të ofrojë edhe lehtësi për kompanitë.

Në fillim të prillit, gjatë përurimit të Qendrës së Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes, kryeministri Edi Rama vendosi si objektiv për vitin 2030 ringjalljen e industrisë ushtarake dhe nisjen e eksportit të armëve “Made in Albania”. Për të arrirë këtë objektiv, vendi do të ndihmohet edhe nga Bashkimi Europian. (A2 Televizion)

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori