Shkollat të cilat do jenë implementuese të mësimit tërëditor do të funksionojnë me një kurrikulë shtesë të lëndëve dhe aktiviteteve të cilat për fokus do kenë lëndët e shkathtësisë. Drejtorë të shkollave shprehen të kënaqur me planin gjersa thonë se për këtë, në ndihmë u janë ardhur edhe mësimdhënës të profilizuar. Ata thonë se presin sukses e njëheri, rezultate më të larta në arsim.
Pesë nga shkollat e kryeqytetit, fillimi i vitit të ri shkollor po i gjenë në përgaditje shtesë ngase janë të përzgjedhurat për mësimin tërëditor.
E në këtë formë, shkollat tanimë kanë pranuar kurrikulën shtesë për kohën e pasdrekës, atë të përfundimit të orëve mësimore bazë.
Me mësimdhënës të angazhuar posaçërisht në lëndët e aktivitetet shtesë nga komuna e Prishtinës, në njërën nga shkollat tregojnë se cilat janë ato, dhe çka synohet të arrihet.
“Pas drekës, orari do të ndryshojë. Do të ketë lëndë të reja. Për shembull do të jetë kodimi, teknologji informative, programim, ndërmarrësi, ekonomi dhe biznes, lexim kuptimi dhe shkrimi, të fokusohemi aty ku kemi mbet prapa në PISA, lojëra matematikore dhe fokusi në shkencë matematikore, aktivitete humanitare, demokraci dhe lëndë që kanë të bëjnë me zhvillimin e shkathtësive”, tha Liridon Maliqi, drejtor i shkollës “Qamil Batalli”.
Në shkollën “Qamil Batalli” tanimë është përfunduar edhe kuzhina, si njëra ndër kriteret për implementimin e mësimit tërëditor.
Me rilokimin e nxënësve, po e njëjta shkollë ka pranuar një klasë nga shkolla e cila gjendet rreth 200 metra larg, “Emin Duraku”.
E nga kjo e fundit thonë se përveç se plani ekstrakurikular mbetet i përshtatshëm, i njëjti edhe ua ka lehtësuar punën.
“Do të jenë mësueset me kurrikulën bazë. Pas drekës, që i bie pas orës 12:30, do të angazhohen mësueset ndihmëse dhe mësimdhënëset e lëndëve të shkathtësisë, për t’i mbajtur orët me fëmijët, përfshirë muzikë, art, plan i detajuar për aktivitete e cila ka gjet mbështetjen. Dmth ekziston një plan i mirëfilltë se çka të bëhet pas orëve mësimore,” tha Visar Osmani, Drejtor i shkollës “Emin Duraku”.
E njohës të arsimit vlerësojnë se rreziku më i madh i mosfunksionimit të kësaj metode mbetet periudha pas lëndëve bazë.
Megjithatë, Rinor Qehaja nga instituti “Ed Guard” vlerëson se kjo metodë duhet implementuar në nivel vendi.
“Nuk duhet të fokusohet në zvogëlimin e prezencës fizike të mësimdhënësve dhe përfshirjen e nxënësve, jo vetëm sa për të mbushur orët e mësimit. Mësimi tërëditor nëse ka qëllimin e mirëfilltë të tij, për përfitim të komunitetit, duhet të kthehet si praktikë në nivel vendi për të gjitha shkollat, jo në improvizim për mumër të caktuar. Mund të pilotojmë nëse funksionon ose jo por është e rëndësishme që komuna e Ministria të nisë këtë për të gjitha shkollat e me këtë nënkuptojmë, investime kapitale, ndërtimin e shkollave të reja, rialokim të nxënësve dhe kufizimin e tyre për klasë,” deklaroi Rinor Qehaja, njohës i arsimit.
Pengesë për funksionalizimin e mësimit tërëditor në të kaluarën, përveç mungesës së kushteve, ka qenë edhe mungesa e planprogramit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rreth 9 mijë qytetarë të Prishtinës vaksinohen kundër gripit sezonal, vaksinimi bëhet deri në fund të dhjetorit
Brestovci: Punëtorët e ndërmarrjes “Pastrimi” nuk do të mbesin pa punë
LVV kërkon të anulohet tenderi 16.5 milionë euro, akuzon Komunën e Prishtinës për dërgimin e “Pastrimit” në falimentim
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A