LAJMI I FUNDIT:

Princesha norvegjeze Martha Louise martohet me shamanin amerikan

Princesha norvegjeze Martha Louise martohet me shamanin amerikan

Princesha norvegjeze, Martha Louise u martua të shtunën me një shaman të vetëshpallur amerikan, në një ceremoni martese pas tre ditësh festimesh.

Siç raporton AP News, 52-vjeçarja Martha Louise dhe Durek Verrett i cili pretendon të jetë shaman i gjeneratës së gjashtë nga Kalifornia, u martuan në qytetin e vogël piktoresk të Geiranger.

Ky qytet është një nga atraksionet kryesore turistike të Norvegjisë që ndodhet në një fjord me pamje mahnitëse.


Foto: Princesha norvegjeze dhe shamani Verrett / AP News

Pas festimeve që nisën të enjten, ceremonia e martesës u zhvillua në një tendë të madhe të bardhë të ngritur në një lëndinë të harlisur.

Princesha Martha është vajza e mbretit të Norvegjisë, Harald V dhe e Mbretëreshës Sonja.

Ajo është e katërta në radhë për fronin norvegjez, megjithatë në vitin 2022 deklaroi se nuk do të përfaqësojë më zyrtarisht shtëpinë mbretërore norvegjeze.

Foto: Princesha norvegjeze dhe shamani Verrett / AP News

Në dasmë ishin të pranishëm influencerë të rrjeteve sociale, dhe personazhe televizive. Princesha e kurorës Victoria dhe bashkëshorti i saj Princi Daniel përfaqësuan shtëpinë mbretërore suedeze së bashku me vëllain e saj, Princin Carl Philip dhe gruan e tij, Princeshën Sofia. Familje të tjera mbretërore nuk morën pjesë në dasmë.

Princesha Martha u fejua me shamanin amerikan në vitin 2022. Pas martesës së tyre, Verrett nuk do të ketë titull mbretëror apo detyra zyrtare.

Louise dhe Verrett, 49 vjeç, kanë tërhequr vëmendjen e medieve me bindjet e tyre alternative.

Princesha ka thënë se mund të flasë me engjëjt, ndërsa Verrett pretendon se ai komunikon me një gamë të gjerë shpirtrash dhe ka një medaljon që ndihmon në shmangien e magjive dhe shërimin e sëmundjeve. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina

"Legen mashkull, të ka mbajtur femra", G Bani sulmon Gjestin për ish-të dashurën: Gjashtë meshkuj me ju mbajtë një femër

Magazina

"Më ke bërë të ndihem si plehrë", Gjesti - Eglit: Kur e kam parë ma ka shpifur

Magazina
Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Magazina
Banorja e Big Brother befason: Kam qenë në lidhje edhe me vajza, nuk e kam problem

Banorja e Big Brother befason: Kam qenë në lidhje edhe me vajza, nuk e kam problem

Magazina
“Femër e poshtër, dyfytyrëshe” - Gjesti në një debat të ashpër me Gerta Gixharin

“Femër e poshtër, dyfytyrëshe” - Gjesti në një debat të ashpër me Gerta Gixharin

Magazina
Kalo në kategori