LAJMI I FUNDIT:

Shtatë të vdekur dhe disa të plagosur në aksidentin e autobusit në Misisipi

Shtatë të vdekur dhe disa të plagosur në aksidentin e autobusit në Misisipi

Një aksident që përfshiu një autobus pasagjerësh në Warren County la të vdekur shtatë pasagjerë.

Përplasja ndodhi në Interstate 20 pranë Bovina rreth orës 12:40 të mëngjesit, sipas Patrullës së Autostradës së Mississippi (MHP).

Policia deklaroi se autobusi komercial me pasagjerët po udhëtonte drejt perëndimit në I-20 kur doli nga rruga dhe u përmbys, shkruan cnn.


Gjashtë pasagjerë u shpallën të vdekur në vendngjarje dhe një vdiq në “Merit Health” në Vicksburg. Viktimat nuk janë identifikuar.

Sipas MHP, 37 pasagjerë u transportuan në spitale të ndryshme në Vicksburg dhe Jackson me lëndime të panjohura.

Ndryshe, aksidentin po e heton MHP-ja dhe Divizioni i Zbatimit të Transportit Tregtar. /Telegrafi/