LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 25° clearsky_day

Drejtoria e Financave në Ferizaj përgatit planifikimet buxhetore në vlerë prej 46 milion euro për 2025-s

Drejtoria e Financave në Ferizaj përgatit planifikimet buxhetore në vlerë prej 46 milion euro për 2025-s

Drejtoresha e financave në Komunën e Ferizajt, Sebahate Ajeti- Sadiku, pas përgatitjes dhe planifikimit të shpenzimeve buxhetore për vitin 2025, atë dokument e ka dorëzuar zyrtarisht në sekretarinë e Kuvendit Komunal për shqyrtim dhe miratim të kuvendarëve. Kjo komunë gjatë vitit të ardhshëm ka planifikuar t’i shpenzoi mbi 46 milion euro për të gjitha kategoritë e shpenzimeve.

Pas një takimi në mes të drejtoreshës Ajeti dhe kryesuesit të Kuvendit Komunal Xhavit Zariqit, të premten, u morë vendim se buxheti tashmë mund të kaloi para kuvendarëve derisa janë realizuar të gjitha dëgjimet buxhetore nëpër lokalitete dhe janë inkorporuar të gjitha kërkesat e qytetarëve për projekte kapitale

Ndërkohë zyra për informim në këtë komunë, nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se qeverisja e Komunës së Ferizajt, e kryesuar nga Kryetari Agim Aliu, pas dëgjimeve buxhetore me qytetarë ka hartuar në mënyrë profesionale buxhetin për vitin 2025.


“Kjo u bë e mundur pas angazhimit disa mujore, dëgjimeve buxhetore, inkuadrimit të buxhetimit me pjesëmarrje, në koordinim me Kryetarin e Komunës Agim Aliu, sot zyrtarisht drejtorja e Financave Sebahate Ajeti-Sadiku e ka dorëzuar tek kryesuesi i Kuvendit Xhavit Zariqi, draftin e buxhetit komunal për vitin 2025, për procedim të mëtejmë”, ka njoftuar zyra për informim në Komunën e Ferizajt.

Drafti i Buxheti do të dërgohet për votim në mbledhjen e muajit shtator, por paraprakisht me organizim të Kuvendit të Komunës do të mbahen edhe një takim me qytetarë për të marrë sygjerimet e fundit në lidhje me këtë dokument tejet të rëndësishëm.

“Ndër projektet kapitale në kuadër të këtij buxheti, janë përfshirë edhe një numër i konsiderueshëm i projekteve me shumë rëndësi për Komunën e Ferizajt. Buxheti për vitin 2025 është 46,013,006”, thuhet më tej në njoftim./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Lojtari i harruar nga Arteta shkëput kontratën me marrëveshje të dyanshme me Arsenalin

Lojtari i harruar nga Arteta shkëput kontratën me marrëveshje të dyanshme me Arsenalin

Premier League
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
Në Adriatik është filmuar diçka ‘që rrëshqiste’ përgjatë sipërfaqes së detit – bie në sy një koment ‘për çmimet e larta’ në Kroaci

Në Adriatik është filmuar diçka ‘që rrëshqiste’ përgjatë sipërfaqes së detit – bie në sy një koment ‘për çmimet e larta’ në Kroaci

Interesante
Trupat e gjashtë pengjeve janë gjetur në Gaza, ata ishin rrëmbyer nga Hamasi vitin e kaluar

Trupat e gjashtë pengjeve janë gjetur në Gaza, ata ishin rrëmbyer nga Hamasi vitin e kaluar

Azia
Është mbretëresha e modës së rrugës dhe thyen të gjitha rregullat e modës

Është mbretëresha e modës së rrugës dhe thyen të gjitha rregullat e modës

Moda
Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Serie A
Kalo në kategori