Deklaratat e presidentit të Francës, Emmanuel Macron nga Beogradi për Kosovën po vlerësohen si shqetësuese për vendin nga partitë opozitare dhe njohësit e integrimeve evropiane. Sipas tyre, kritikat e Macron janë të rënda, sidomos për kryeministrin Kurti, që siç vlerësojnë ata po merr vendime për qëllime elektorale në emër të Kosovës.
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Mimoza Ahmetaj, thotë për KosovaPress se shqetësimi i shprehur nga Macron se lëvizjet e fundit të Kosovës sa i përket hapjes së urës së Ibrit nuk dërgojnë sinjal të mirë duhet të merren seriozisht nga kryeministri Kurti.
“Vetë vizita e zotëri Macron në Beograd dhe nënshkrimi i 11 marrëveshjeve dhe investimi në 2.7 miliardë eurove në aeroplanët luftarakë në kohën kur Kosova është e izoluar është mesazh në veti. Ai po e viziton Serbinë për dy herë radhazi gjatë mandatit të tij dhe ky është mesazhi sesa kanë avancuar raportet mes Serbisë dhe Francës. Ndërkohë, Kosova vazhdon të jetë e izoluar në tërësi. Sigurisht edhe mesazhet në lidhje me marrëveshjeve dhe kritikave të drejtuara janë ndaj zotëri Kurtit dhe qasjes së tij ndaj Bashkimit Evropian dhe arritjes së marrëveshjes finale me Serbinë”, thotë ajo.
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, thotë se për shkak të kryeministrit Kurti, vendi po vazhdon të jetë i izoluar, derisa Serbia po thellon marrëdhëniet me Perëndimin.
“Natyrisht se më mirë do të ishte që presidenti Macron të vizitonte Kosovën sesa Serbinë. Serbia si një shtet larg demokracisë dhe pritshmërisë së Francës, mirëpo takimi i djeshëm dha një mesazh të qartë se edhe Serbia duhet t’i respektojë marrëveshjet e arritura me Kosovën. S’duhet të ketë asnjë hap para pa u respektuar ato marrëveshje. Ndërsa sa i përket deklaratës së presidentit Macron nga Beogradi për veprimet e Kosovës, të cilat e i quajti si lëvizje të njëanshme duhet të jenë shqetësuese për Kosovën, sidomos për kryeministrin Kurti i cili po merr veprime politike në emër të Kosovës”, thekson Krasniqi.
Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, thotë se presidenti francez nuk po i beson më Qeverisë Kurti, andaj akuzat e tij ndaj vendit janë të rënda.
“Duhet kuptuar me shumë seriozitet dhe deshifruar dhe zbërthyer se çka duhet të bëjmë, e cila është esenca që ka porositur presidenti francez, Macron. Mos të harrojmë që qeveria e Kosovës është zotuar për të zbatuar një marrëveshje që është dakorudar paraprakisht me BE-në. Tash duhet zbatuar për atë çka je marrë vesh dhe të mbash fjalën, duke ditur se Macron edhe në Tiranë e ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk po e mban fjalën. Këto janë akuza të rënda, pa nevojshme dhe kanë mundur të zgjedhën në kanale diplomatike pa bërë zhurmë”, tha Arifi.
Në lidhje me vizitën dyditore të presidentit të Francës në Serbi dhe mesazhet e tij për Kosovën, foli edhe kryeministri Kurti, i cili tha se me shtetin francez duan bashkëpunim të ngushtë, pasi e konsiderojnë aleat dhe partner shumë të rëndësishëm
Macron dje në Beograd përmendi dialogun Kosovë-Serbi, ku theksoi nevojën e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, si the themelimin e asociacionit./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Dino” mysafiri i aeroportit të Shkupit, qeni anti-stres për të gjithë udhëtarët
Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë
Mesazhet e Ramës në Londër, kontributi i komunitetit prej 200 mijë shqiptarësh në shtetin ishull
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj