LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 4° lightrain

Islamic Relief Kosova dhuron çanta dhe mjete shkollore për fëmijët pa prindër

Islamic Relief Kosova dhuron çanta dhe mjete shkollore për fëmijët pa prindër

Të premten, më 30 gusht organizata humanitare Islamic Relief Kosova, ka shpërndarë mjete shkollore për fëmijët të cilët nuk e kanë njërin prind.  

Rreth 424 fëmijë nga komuna e Prishtinës, Fushë Kosovës, Lipjanit, Obiliqit dhe Podujevës, përfituan çanta me pajisjet tjera shkollore, transmeton Telegrafi.

Lavdim Gashi, nga Islamic Relief dhe njëherësh përgjegjës i departamentit që e bënë dhurimin, për Telegrafin tha se shumica e fëmijëve të përzgjedhur nuk e kanë babanë.


“Është sfiduese nuk është e lehtë, duke e pas parasysh që edhe njerëzit që kanë dhuru i kanë shpenzimet e veta. Por, prapë na përgjigjen mjaftueshëm për me mbërri me i mbulu fëmijët që i kemi në listat tona, fëmijët jetim e që në total janë mbi 2 mijë fëmijë. Shumica prej fëmijëve të përzgjedhur nuk e kanë babanë, janë në përkujdesje të nënës. Ne ekonomikisht mbështesim nëna që rrisin fëmijë pa baba”, tha ai.

Lavdim Gashi, Islamic Relief, Foto: Ridvan Slivova

Ai shtoi se ky është viti i pestë me radhë që kjo organizatë ndihmon fëmijët në aspektin e shkollimit.

“Është sfiduese dhe kosto shtesë kjo koha e fillimit të vitit të ri shkollor, mirëpo për nënat është shumë lehtësim. Kur një pjesë të barrës financiare e kanë të mbuluar nga ne. Ky është viti i pesë me radhë që i’u ndihmojmë në prag të vitit të ri akademik”, tha ai.

Tutje ai tha se ky është ndër projektet më të dashura për organizatën pasi që fëmijët gjejnë gëzimin.

“Ne i kemi afër 20 kampanja të ndryshme brenda vitit ‘Çanta Jetimit’ që e ka emri ky projekt që është prej më të dashurve për neve edhe gëzohen fëmijët edhe fokusi është në mbështetjen në aspektin e edukimit për shkak se në mungesë të babait e kanë të vështirë me i siguru kushtet për një shkollim ideal”, tha ai.

Për shpërndarjen e pajisjeve shkollore është mbajtur edhe një event, ku ishin të pranishëm anëtarë të organizatës Islamic Relief Kosova dhe prindër e fëmijë.

Luljeta Gashi, udhëheqëse e Departamentit për përkujdesjen e fëmijëve jetim, tha se është e lumtur që po i ndihmojnë fëmijët.

“Fokusi kryesorë i jonë është përkrahja në shkollim, ne si departament jemi të lumtur që kemi dhjetëra storie të suksesit nga fëmijët”, tha ajo.

Ndryshe, Islamic Relief Kosova përkujdeset për rreth 2000 familje me fëmijë jetimë dhe i kushton rëndësi të veçantë shkollimit të tyre, dhe përveç këtyre qyteteve organizata do të vazhdojë shpërndarjen në qytetet dhe fshatrat tjera./Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Magazina
Kalo në kategori