LAJMI I FUNDIT:

Në Universitetin “Nënë Tereza”, 1.800 vende të lira për studentët e vitit të parë

Në Universitetin “Nënë Tereza”, 1.800 vende të lira për studentët e vitit të parë
Procesi i regjistrimit në fakultetet në Maqedoninë e Veriut  ka startuar, disa nga studentët e ardhshëm tashmë kanë aplikuar në mënyrë elektronike dhe u ka ngelur vetëm të dorëzojnë në fakultetet përkatëse  dokumentet e nevojshme. Disa nga studentët të ardhur para objektivit tonë treguan se cilat  drejtime i kanë zgjedhur dhe a i shohin ato si një rrugë drejt një karriere të suksesshme.
Studentët e ardhshëm të Universitetit “Nënë Tereza” thonë se të ardhmen e tyre e shohin në vend.
“Më pëlqen ky drejtim. E shoh veten këtu, pse jo nëse kushtet janë më të mira. Nëse do të jetë ashtu siç e kam paramenduar, e shoh veten në vendlindje.”, – tha një student.
“Do ta shohim si do të zhvillohet gjithçka. Më shumë dua mësues ose trajner. Shpresoj se do të gjejë punë dhe do të punoj këtu.”, – tha një student tjetër.
“Marketing dhe menaxhment. Të drejtën ta them për punën që e bëj momentalisht kam nevojë për këtë drejtim, prandaj e kam zgjedhur këtë drejtim.”, – u shpreh një student.
Edhe përkundër faktit që tregu i punës kërkon më shumë kuadër të fushës së drejtimeve deficitare, për këtë vit akademik fokusi i studentëve është tek shkencat shoqërore, njofton rektori i Universitetit “Nënë Tereza”, Izet Zeqiri. Ai njoftoi se në këtë universitet të ri, nga 1.800 vende të lira, aktualisht kanë aplikuar rreth 600 studentë, ndërsa risi është drejtimi i psikologjisë.
“Gjithsej janë 1.800 vende të lira. Si risi është se kemi pasur 5 fakultete, 40 programe studimore. Vitin e kaluar ka startuar 3 fakultete të reja të themeluara nga Kuvendi. Sivjet kemi akredituar edhe një drejtim të psikologjisë.”, – deklaroi rektori i Universitetit “Nënë Tereza”, Izet Zeqiri.
Procesi i aplikimit të studentëve po zhvillohet në të gjitha universitetet e vendit. Më pas vijon publikimi i listës së studentëve të pranuar dhe të pranuarit duhet të regjistrojnë semestrin e parë, me të cilin do të marrin statusin studentë.

Në trend Lajme

Më shumë
Rrokulliset vetura me pesë persona në afërsi të Sllatinës, dy të vdekur

Rrokulliset vetura me pesë persona në afërsi të Sllatinës, dy të vdekur

Kronika e Zezë
“Kur më pa, iku me bisht ndër shalë”, Sefa zbulon përballjen “dramatike” me gjyqtarin që e dënoi me 8 vjet burgim

“Kur më pa, iku me bisht ndër shalë”, Sefa zbulon përballjen “dramatike” me gjyqtarin që e dënoi me 8 vjet burgim

Lajme
Macron: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është pjesë për afrim me BE

Macron: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është pjesë për afrim me BE

Lajme
Flet moderatori i njohur Fevziu: Shqipëria

Flet moderatori i njohur Fevziu: Shqipëria "Republikë Shezlongesh", banditizmi ka zaptuar plazhet

Lajme
Koalicionet parazgjedhore, Rexhaj: Besoj se Alternativa dhe Guxo do të jenë në listë të Vetëvendosjes

Koalicionet parazgjedhore, Rexhaj: Besoj se Alternativa dhe Guxo do të jenë në listë të Vetëvendosjes

Politikë
Sarrazin: Nevojiten kompromise jo të lehta mes Kosovës dhe Serbisë

Sarrazin: Nevojiten kompromise jo të lehta mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Kalo në kategori