LAJMI I FUNDIT:

Sa pikë ju nevojiten klubeve për t’u kualifikuar në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve me formatin e ri?  

Sa pikë ju nevojiten klubeve për t’u kualifikuar në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve me formatin e ri?  

Edicioni i ri i turneut, tani i revolucionarizuar nga ky sezon do të ketë 36 skuadra pjesëmarrëse që sot mësuan shortin.  

Risia më e rëndësishme ka të bëjë me fazën e parë, e cila nuk përfshin më tetë grupe me nga katër skuadra secila, por një grup të vetëm me skuadrat që luajnë tetë ndeshje kundër po aq kundërshtarëve të ndryshëm. 

Pikët e fituara në ndeshje do të jenë pjesë e një renditje e vetme, me tetë skuadrat e renditura më të mira që shkojnë në raundin e 16-të, ndërsa skuadrat nga vendi i 9-të deri në vendin e 24-të do të luajnë një playoff shtesë. Skuadrat nga vendi i 25-të në vendin e 36-të eliminohen. 


Kompletohet shorti i Ligë së Kampionëve për edicionin 2024/25:  Të gjitha ndeshjet e secili nga 36 ekipet pjesëmarrëse
Lexo po ashtu Kompletohet shorti i Ligë së Kampionëve për edicionin 2024/25:  Të gjitha ndeshjet e secili nga 36 ekipet pjesëmarrëse

Sa pikë nevojiten për të arritur të paktën vendin e 24-të dhe për të shkuar në play-off? Dhe sa për të arritur në tetë më të mirët dhe direkt në raundin e 16-të?  

Faqja e internetit  Football Meets Data  ka krijuar 10 mijë simulime të fazës së parë të Ligës së Kampionëve, për të kuptuar se sa pikë mund të nevojiten për të arritur këto objektiva.  

Ka shumë të ngjarë që 9 pikë në renditje (tre fitore, ose dy fitore dhe tre barazime, ose një fitore dhe gjashtë barazime) të mjaftojnë për të siguruar një vend në play-off.  

Probabilitet që bëhet pothuajse i sigurt është me të paktën 10 pikë, ndërkohë që vetëm në 1% të rasteve duhen 11 pikë për të ecur përpara. 

Për të kaluar në tetë pozicionet e para, të cilat japin akses të drejtpërdrejtë në raundin e 16-të, në këtë rast simulimi përcakton se nevojiten 15 pikë në 42% të rasteve për të hyrë në këtë grup .  

Kur ëndrra bëhet realitet: Zhegrova, Krasniqi, Rrahmani dhe Hoxha do të luajnë kundër gjigantëve evropianë në Ligën e Kampionëve 
Lexo po ashtu Kur ëndrra bëhet realitet: Zhegrova, Krasniqi, Rrahmani dhe Hoxha do të luajnë kundër gjigantëve evropianë në Ligën e Kampionëve 

Një probabilitet që bëhet pothuajse i sigurt me të paktën 16 pikë , ndërkohë që vetëm në pak më shumë se 3% të rasteve nevojiteshin 17 pikë ose më shumë për të arritur në vendin e tetë. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Pak para finales me Barcelonën, zbulohen skena të papara nga përplasja mes Vinicius dhe Maffeos

Pak para finales me Barcelonën, zbulohen skena të papara nga përplasja mes Vinicius dhe Maffeos

La Liga
Oferta e Juventusit e nis Man Unitedin në aksion për Araujon - Barcelona ia cakton çmimin final mbrojtësit

Oferta e Juventusit e nis Man Unitedin në aksion për Araujon - Barcelona ia cakton çmimin final mbrojtësit

La Liga
Para finales me Real Madridin, Raphinha dhe Araujo kërkojnë takim urgjent me Flick

Para finales me Real Madridin, Raphinha dhe Araujo kërkojnë takim urgjent me Flick

La Liga
Ish-legjenda e Liverpoolit e poshtëron Nunezin pas paraqitjeve të tij të dobëta

Ish-legjenda e Liverpoolit e poshtëron Nunezin pas paraqitjeve të tij të dobëta

Premier League
Inter Miami dëshiron të rinovojë kontratën e Messit me klauzolë speciale

Inter Miami dëshiron të rinovojë kontratën e Messit me klauzolë speciale

Ligat tjera
Tri arsyet pse Barcelona dëshiron të nënshkruajë me Marcus Rashford

Tri arsyet pse Barcelona dëshiron të nënshkruajë me Marcus Rashford

La Liga
Kalo në kategori