LAJMI I FUNDIT:

Rikonfirmohet partneriteti i Departamentit Amerikan të Shtetit me Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

Rikonfirmohet partneriteti i Departamentit Amerikan të Shtetit me Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra” u prit në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Delegacioni zyrtar i Vatrës i kryesuar nga kryetari Dr. Elmi Berisha, nënkryetari z.Alfons Grishaj, kryetari i Këshillit të Vatrës z.Kolec Ndoja, drejtori i degëve z.Mondi Rakaj dhe arkëtari i Vatrës z.Besim Malota, u takuan me zv/Sekretarin e Shtetit Alexander Kasanof.

Takimi zyrtar prej një ore ishte i hapur dhe i përzemërt, ku u sollën në vëmendje disa pika thelbësore të çështjes shqiptare në përgjithësi. Kryetari i Vatrës, Dr. Elmi Berisha paraqiti një tablo të detajuar mbi situatën në Ballkanin Perëndimor e veçanërisht Kosovës dhe Shqipërisë.


Të gjithë anëtarët e delegacionit zyrtar të Vatrës dhanë mendime të vyera, ide dhe pikëpamje profesionale për situatën në Kosovë dhe Shqipëri.

Z. Kasanof siguroi partneritetin midis Departamentit të Shtetit dhe Federatës Vatra. Ai theksoi se impenjimi i tij do të jetë maksimal për zgjidhjen e problemeve të Kosovës dhe në Ballkanin Perëndimor.

Njëkohësisht ai garantoi që në mandatin e tij bashkëpunimi midis zyrës së tij dhe Vatrës vetëm do të fuqizohet në interesin e përbashkët.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksion policor sërish në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe municion në kulmin e një ndërtese

Aksion policor sërish në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe municion në kulmin e një ndërtese

Lajme

"Hajna, hajna", deputeti Abazi i drejtohet pushtetit pas adresimit të presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Kadrijaj me pankartë në Kuvend: Fitore Pacolli 200 mijë euro, gratë e Krushës 0 euro

Kadrijaj me pankartë në Kuvend: Fitore Pacolli 200 mijë euro, gratë e Krushës 0 euro

Lajme
​Pacolli i përgjigjet Kadrijajt me mbishkrim kundër AAK-së

​Pacolli i përgjigjet Kadrijajt me mbishkrim kundër AAK-së

Lajme
Osmani kritika për BE-në lidhur me dialogun: Për Kosovën, nënshkrimi i presidentit të Amerikës është më i rëndësishëm se ai i Serbisë

Osmani kritika për BE-në lidhur me dialogun: Për Kosovën, nënshkrimi i presidentit të Amerikës është më i rëndësishëm se ai i Serbisë

Lajme
Shala kërkon shtyrjen e seancës për caktimin e urdhrit për dëmshpërblim ose të mos marrë pjesë

Shala kërkon shtyrjen e seancës për caktimin e urdhrit për dëmshpërblim ose të mos marrë pjesë

Drejtësi
Kalo në kategori