LAJMI I FUNDIT:

​KQZ: Deri më tani tri koalicione për zgjedhjet parlamentare 2025

​KQZ: Deri më tani tri koalicione për zgjedhjet parlamentare 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se është duke vazhduar periudha për deklarimin e partive politike për formimin e koalicioneve për zgjedhjet e reja parlamentare që mbahen më 9 shkurt 2025.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi tha se deri më tani KQZ ka pranuar deklarimet e tri koalicioneve ndërmjet partive politike të regjistruara: Partia Demokratike e Unitetit dhe Iniciativa Balli, me emrin e koalicionit: PDU – BALLI KOMBIT.

Koalicioni i dytë është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, me emrin AAK – ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS, NISMA – NISMA SOCIALDEMOKRATE, LISTA KONSERVATORE, FORUMI INTELEKTUAL – E – 30.


Ndërsa koalicioni i tretë është Nasha Iniciativa dhe Boshnjaçka Stranka Kosova, me emrin Nasha Boshnjaçka Koalicija.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, partitë politike të regjistruara në Kosovë, të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhje përmes koalicionit, duhet që më së largu deri më 30 gusht 2024, në ora 16:00 ta njoftojnë KQZ-në, respektivisht Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike.

Koalicioni mund të ndërtohet nga së paku dy parti politike dhe partia politike nuk mund të tërhiqet nga koalicioni pasi të jetë certifikuar, derisa rezultatet e zgjedhjeve të certifikohen, ka përkujtuar Elezi.

Gjithashtu, partia politike që është anëtare e koalicionit nuk mund të merr pjesë si anëtare në një koalicion tjetër apo si parti politike e veçantë në të njëjtat zgjedhje.

Më 30 gusht 2024 (ora 16:00) përfundon edhe afati për partitë politike që ta njoftojnë Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike për mospjesëmarrje në zgjedhje.

Ndryshe, deri më tani, Partia Demokratike e Diasporës dhe Lëvizja për Bashkim, kanë njoftuar mospjesëmarrjen në zgjedhje./KP

Në trend Lajme

Më shumë
Rrokulliset vetura me pesë persona në afërsi të Sllatinës, dyshohet për viktima

Rrokulliset vetura me pesë persona në afërsi të Sllatinës, dyshohet për viktima

Kronika e Zezë
“Kur më pa, iku me bisht ndër shalë”, Sefa zbulon përballjen “dramatike” me gjyqtarin që e dënoi me 8 vjet burgim

“Kur më pa, iku me bisht ndër shalë”, Sefa zbulon përballjen “dramatike” me gjyqtarin që e dënoi me 8 vjet burgim

Lajme
Macron: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është pjesë për afrim me BE

Macron: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është pjesë për afrim me BE

Lajme
Ndihmës-sekretari i NATO-s për Operacione: Shtimi i trupave nuk është zgjidhje për një paqe afatgjate në Kosovë

Ndihmës-sekretari i NATO-s për Operacione: Shtimi i trupave nuk është zgjidhje për një paqe afatgjate në Kosovë

Lajme
Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e veçantë në Dukagjini Center

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e veçantë në Dukagjini Center

Arsim
“Lutfi Ajazi dhe Xhavit Kuqi ishin më të pamëshirshmit” – Sefa rrëfen torturat e pandërprera nga udbashët

“Lutfi Ajazi dhe Xhavit Kuqi ishin më të pamëshirshmit” – Sefa rrëfen torturat e pandërprera nga udbashët

Lajme
Kalo në kategori