Nga 7500 aplikues për grante për biznese, 901 aplikues kanë përfituar nga Programi për Zhvillim Rajonal të Balancuar 2024, me vlerë prej shtatë milionë euro.
Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave me përfituesit nga PZHRB 2024, kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të mbështes sektorin privat, i cili është një faktor i rëndësishëm i punësimit dhe rritjes ekonomike të vendit tonë.
Albin Kurti ka shtuar se ky program ka për qëllim zhvillimin socio-ekonomik të barabartë, përmes krijimit të vendeve të reja të punës dhe rritjes së bizneseve të reja e prodhuese.
“Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që të mbështes sektorin privat i cili është një faktor i rëndësishëm i punësimit dhe i rritjes ekonomike në vendit tonë. Krahasuar me vitin 2021, tash që po flasim më 2024, bruto produkti vendor është për 1/3 më i lartë. Buxheti shtetëror vjetor është për 35 për qind më i lartë. Kjo është përkthyer sigurisht me punësim të shtuar, ku krahasuar me para 3 vjetëve, në Kosovë është rritur punësimi për 20 për qind, përfshirë këtu edhe dyfishimin e të rinjve të punësuar. Padyshim që kjo ka ndikuar edhe në rritjen e fitimit dhe zgjerimin e aktivitetit të sektorit privat”, ka thënë Kurti në fjalimin e tij.
Ai ka shtuar se vitin e kaluar për zbatimin e masës 2.2 të pakos së ringjalljes ekonomike, përkatësisht mbështetjes së bizneseve për qasje në financa, kemi ndarë 5.5 milionë euro për bizneset.
“Nga viti 2021, e deri në vitin aktual 2024, janë përkrahur 901 projekte me vlerën rreth 7 milionë euro. Ndërmarrja e iniciativës së programit për zhvillim rajonal të balancuar, ka për qëllim zhvillimin socio-ekonomik të barabartë, përmes krijimit të vendeve të reja të punës, e rritjes së bizneseve të reja e prodhuese”, ka thënë Kurti.
Ndërsa, ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka ka shtuar se me këtë program, kjo ministri po investon në të ardhmen e Kosovës, duke siguruar se asnjë rajon të mos mbetet mbrapa.
“Ky është një moment që reflekton angazhimin tonë të palëkundur, për të forcuar dhe mbështetur çdo rajon të Republikës së Kosovës, duke bërë çdo cep të vendit tonë një vend më të mirë për të jetuar dhe punuar…
Me këtë program, ne po investojmë në të ardhmen e Kosovës duke siguruar se asnjë rajon dhe më gjerë të mos mbetet mbrapa dhe që mundësitë të jenë barabartë për te gjithë… Gjatë periudhës 2021-2024 programi për zhvillim rajonal të balancuar ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm me gjithsej 7 mijë e 500 aplikime dhe me 7 milionë euro vlerë”, ka shtuar Damka. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Java e maraklive në Bau Market
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara
Zbritje deri 20% për regjistrimet deri me 15 shkurt në Shkollën Finlandeze
Minxhozi: Asnjë problem në qarkullimin e mallrave Shqipëri-Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze