LAJMI I FUNDIT:

Prezantuesja Wendy Williams shfaqet në publik për herë të parë pas më shumë se një viti

Prezantuesja Wendy Williams shfaqet në publik për herë të parë pas më shumë se një viti

Ish-prezantuesja amerikane, Wendy Williams, u pa në publik për herë të parë pas më shumë se një viti dhe si rezultat i luftës së saj me diagnoza të shumta.

Williams u pa duke bërë blerje në dyqanin ‘Bolingo Balance’ në New Jersey me djalin e saj Kevin Hunt Jr., dhe punonjësit e dyqanit shfrytëzuan rastin për të bërë një foto.

Djali i pronares së dyqanit tha për mediat amerikane se ajo ishte “argëtuese, por ajo nuk ishte aq e njohur me atë që po bënin, kështu që djali i saj i shpjegoi gjërat më shumë”.


“Shumë dashuri për Wendy Williams dhe djalin e saj”, thuhet në mbishkrimin e fotos.

Si kujtesë, ekipi i saj zbuloi në fillim të vitit 2024 se ajo ishte diagnostikuar me afazi primare agresive dhe demencë frontotemporale një vit më parë.

Wendy Williams u diagnostikua me afazi dhe demencë frontotemporale
Lexo po ashtu Wendy Williams u diagnostikua me afazi dhe demencë frontotemporale

Revista People raportoi se familjarët e saj flasin me të vetëm kur ajo i fton. Ekipi i saj deklaroi se ajo u kishte treguar më parë fansave se po luftonte me sëmundjen e Graves (një gjëndër tiroide) dhe limfedemën (një grumbullim i lëngjeve të pasura me proteina si rezultat i qarkullimit limfatik të dëmtuar).

“Në vitet e fundit, shumë kanë spekuluar për gjendjen e Wendy-t, veçanërisht kur ajo filloi të kishte probleme me të folurit dhe të sillte çuditërisht. Vitin e kaluar, ajo u diagnostikua zyrtarisht me afazi agresive parësore dhe demencë frontotemporale. Ato tashmë ishin pengesa të rëndësishme në jetën e Wendy”, shtuan ata.

Në vitin 2008, Wendy filloi “The Wendy Williams Show, ku kishte të ftuar të shumtë të famshëm. Ajo u largua nga shfaqja në vitin 2022 për shkak të problemeve shëndetësore. /Telegrafi/

Wendy Williams