LAJMI I FUNDIT:

Pavarësisht shëndetit të tij të dobët, Bruce Springsteen nuk ka në plan të heqë dorë nga turneu i tij

Pavarësisht shëndetit të tij të dobët, Bruce Springsteen nuk ka në plan të heqë dorë nga turneu i tij
Foto: EPA-EFE

Muzikanti Bruce Springsteen së fundmi zbuloi se ai ende nuk ka plane për një turne lamtumire, pavarësisht se ka anuluar dhe shtyrë disa shfaqje gjatë muajve të fundit.

Gjegjësisht, pas anulimit të vazhdueshëm të performancave, muzikanti 74-vjeçar tha se ai dhe grupi i tij E Street Band nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga koncertet.

“Ne kemi qenë rreth e rrotull për 50 vjet! Ne nuk po dorëzohemi. Nuk po bëjmë një turne lamtumire. Jezus Krisht! Nuk ka turne lamtumire për E Street Band”, tha Springsteen së fundmi një turme në Citizens, Bank Park në Filadelfia.


Turma e shpërbleu me duartrokitje dhe ai përsëriti se nuk do të dorëzohej.

Springsteen filloi turneun e tij botëror në shkurt të vitit 2023, por iu desh të shtynte koncertet midis shtatorit dhe dhjetorit kur pati një ulçerë në stomak, e cila kërkonte trajtim urgjent.

Turneun e ka vazhduar në mars të këtij viti, por në fund të majit është detyruar të anulojë koncertet për shkak të problemeve me kordat vokale.

Aktualisht është në fazën e fundit të turneut, i cili do të përfundojë në nëntor me një koncert në Kanada, ndërsa shfaqjet e shtyra do të zhvillohen në maj dhe korrik 2025. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Magazina
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Magazina
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Magazina

"Ju nuk keni as cipë, as etikë, as moral", Luiz Ejlli reagon i revoltuar, pas përhapjes së një video ku supozohet se po rrihej në klub

Magazina
Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, pas incidentit me Gjestin

Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, pas incidentit me Gjestin

Magazina
Banorët bëjnë ‘gjyqin’ në incidentin e Gertës me Gjestin, Egli: Hedhja e dytë me alkool ishte makabër

Banorët bëjnë ‘gjyqin’ në incidentin e Gertës me Gjestin, Egli: Hedhja e dytë me alkool ishte makabër

Magazina
Kalo në kategori