LAJMI I FUNDIT:

Publikohet kalendari për vitin shkollor 2024/2025, Nagavci: Janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e mësimit 

Publikohet kalendari për vitin shkollor 2024/2025, Nagavci: Janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e mësimit 

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor 2024/2025.

Nagavci po ashtu ka publikuar kalendarin shkollor, përmes së cilit përcaktohet pushimi vjeshtor, dimëror, pranveror e festat.


Lexoni të plotë postimin:

Të dashur punëtorë të arsimit, të nderuar prindër.

Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor, kam nënshkruar Udhëzimin administrativ për kalendarin e vitit shkollor 2024-2025.

Ky UA përcakton fillimin dhe mbarimin e vitit shkollor 2024/2025 në të gjitha institucionet publike dhe private, respektivisht të vitit mësimor sipas niveleve, pushimin vjeshtor, pushimin dimëror, pushimin pranveror, festat publike për nxënësit e shkollave fillore, klasave parafillore, shkollave të mesme të ulëta, shkollave të mesme të larta, institucionet parashkollore dhe qendrat burimore për mësim dhe këshillim.

Falënderoj grupin punues i cili e ka hartuar këtë kalendar i cili ka qenë gjithëpërfshirës i përbërë nga mësimdhënës, përfaqësues të DKA-ve, shkollave dhe përfaqësues nga MAShTI.

Si Ministri e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit bashkë me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe udhëheqësit e shkollave, i kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FBI e ka në duar videon e rastit të vrasjes së Donjeta Pajazitajt

FBI e ka në duar videon e rastit të vrasjes së Donjeta Pajazitajt

Drejtësi
Sherri pas koncertit në Palasë: Dy të plagosur dhe katër persona në kërkim, gjithçka ndodhi për një shishe shampanje

Sherri pas koncertit në Palasë: Dy të plagosur dhe katër persona në kërkim, gjithçka ndodhi për një shishe shampanje

Lajme
Ushtarët italianë dhe kroatë të KFOR-it operacion 24-orësh patrullimi përgjatë kufirit me Serbinë

Ushtarët italianë dhe kroatë të KFOR-it operacion 24-orësh patrullimi përgjatë kufirit me Serbinë

Siguri
Ish i burgosuri politik: Asllan Sllamniku torturonte në mënyrë shtazarake

Ish i burgosuri politik: Asllan Sllamniku torturonte në mënyrë shtazarake

Lajme
Joseph tregon mesazhet që mund t'ua ketë përcjellë shefi i CIA-s Kurtit dhe Vuçiqit

Joseph tregon mesazhet që mund t'ua ketë përcjellë shefi i CIA-s Kurtit dhe Vuçiqit

Lajme
“Perëndimi kthen fokusin në Ballkan”, mesazhet nga vizita e shefit të CIA-s dhe admiralit amerikan në Kosovë

“Perëndimi kthen fokusin në Ballkan”, mesazhet nga vizita e shefit të CIA-s dhe admiralit amerikan në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori