Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri është bërë e mundur shuarja e 43 vatrave zjarri nga 48 të tilla.
Në operacione janë angazhuar 655 forca operacionale dhe 63 automjete, nga të cilët 109 trupa ushtarake dhe 13 mjete, 4 automjete zjarrfikëse si dhe helikopteri Cougar i Forcës Ajrore.
Zjarret janë shuar në qarqet Kukës, Dibër, Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier, Vlorë e Gjirokastër.
Ministria e Mbrojtjes raporton se aktualisht po punohet:
Në fshatin Surroj njësia administrative Surroj, bashkia Kukës. Zjarri vazhdon aktiv prej ditësh në një sipërfaqe pyjore. Në terren janë angazhuar 39 forca nga strukturat vendore të bashkisë dhe 17 efektivë nga Forcat e Armatosura. Situata është drejt normalizimit.
Në fshatin Tetaj, njësia administrative Lekbibaj, bashkia Tropojë. Në terren janë angazhuan 13 forca nga strukturat vendore të bashkisë Tropojë. Situata është e normalizuar, nuk ka rrezik për banesa.
Në fshatin Bukëmirë, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë. Zjarri u zhvillua në një sipërfaqe me shkurre dhe pemëtari. Në vendngjarje u angazhuan 40 forca nga strukturat vendore (MZSH, policia, bashkia, Shërbimi Pyjor, vullnetarë), të cilët arritën në mbrëmje vonë të normalizojnë situatën. Zjarri është i izoluar, po mbahet në monitorim për arsye të ndonjë riaktivizimi të mundshëm.
Në fshatin Baqel, njësia administrative Blinisht. Zjarri është zhvilluar në një sipërfaqe me bimësi të ulët dhe hamullore. Për shkak të intensitetit të erës, zjarri ka marrë përmasa duke u përhapur në një sipërfaqe të madhe që ka përfshirë fshatrat Baqel dhe Krajën të njësisë administrative Blinisht dhe Dajç të njësisë administrative Dajç. Në terren u angazhuan 105 forca operacionale të cilët kanë punuar dhe arritur të vënë nën kontroll vatrën e zjarrit në orën 20:00. Zjarri është i izoluar, po mbahet në monitorim për arsye të ndonjë riaktivizimi të mundëshëm. Si pasojë e zjarrit pati dëmtime në disa ndërtesa si dhe u përshkua një sipërfaqe prej 250 ha me shkurre, pemëtari dhe hamullore.
Në fshatin Mnelë e Vogël, njësia administrative Vig-Mnel, bashkia Vau-Dejës, është riaktivizuar vatra e zjarrit. Po punohet nga MZSH Vau-Dejës. Gjatë ditës në vendngjarje u angazhuan 41 forca operacionale. Si pasojë e erës, zjarri në orët e mbrëmjes mori përmasa duke u përhapur në një shtrirje prej 3 km. Në mbështetje të forcave në terren punuan 3 automjete zjarrfikëse nga Forcat e Armatosura. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze