LAJMI I FUNDIT:

Sydney Sweeney shfaqet joshëse me pozat në bikini

Sydney Sweeney shfaqet joshëse me pozat në bikini

Sydney Sweeney “trazoi” ndjekësit e saj në Instagram duke ndarë një fotografi me poza provokuese në ‘InstaStory’.

Aktorja 26-vjeçare, e cila njihet për sharmin e saj, solli disa pamje nga vendi i bukur që vendosi të kalonte të dielën.

Përveç kësaj, ylli i Anyone But You”, publikoi një fotografi duke pozuar me rroba banje të zeza.


Foto: Sydney Sweeney / Instagram

E ulur në thembrat e këmbëve të saj, në një varkë, bukuroshja bionde tregoi profilin e saj, duke theksuar linjat e përkryera trupore.

Sweeney është një emër shumë i njohur në Amerikë, sidomos për paraqitjen e saj në filmin “Anyone But You” dhe në serialin “Euphoria”. /Telegrafi/