LAJMI I FUNDIT:

DJ Sid Wilson përfundon në spital me djegie të rënda në trup

DJ Sid Wilson përfundon në spital me djegie të rënda në trup
Sid Wilson

Sid Wilson i “Slipknot” po trajtohet në spital për ‘djegie të rënda’ pasi u përfshi në një ‘shpërthim zjarri’ në fermën e tij në Iowa.

Muzikanti amerikan, 47 vjeç, e bëri të ditur lajmin duke shpërndarë një video në Instagram nga shtrati i tij në spital, teksa i siguroi fansat se do të bëhej mirë.

Në videon në Instagram, Wilson ishte shtrirë në një shtrat spitalor, ndërsa stafi mjekësor trajtonte plagët në fytyrë dhe krahë.


“Përshëndetje të gjithëve, pata një shpërthim në fytyrë. Unë jam mirë, do të jem mirë. Por kam pasur disa djegie të rënda në fytyrë dhe në krahë”, tha ai para kamerës.

DJ tha se po bënte rreze X të gjoksit për t’u siguruar që nuk kishte ndonjë problem dhe kishte treguar vetullat e mustaqet e tij të skuqura, gojën dhe krahët e tij me flluska.

“Do të jem mirë. Nuk më intereson se çfarë duhet, do t’ju shoh në turne”, tha ai.

Ai postoi një video pasuese ndërsa u transferua në një institucion më të specializuar, në të cilin siguroi fansat se po bënte ‘shumë mirë’ dhe se ishte në ‘duar të sigurta’.

Ai tha se plagët i kishte marrë nga mbetjet e një zjarri në fermën e tij një natë më parë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Po të dua e lë pa ngrënë bukë”, Deklarata e fortë e Jozit për Gjestin: E bëj të qajë

“Po të dua e lë pa ngrënë bukë”, Deklarata e fortë e Jozit për Gjestin: E bëj të qajë

Magazina
Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Magazina
Nuk ia jep shapkat, Gjesti i revoltuar tërheq zvarrë tërë valixhen e Jozit: Vetë po më ngacmoni

Nuk ia jep shapkat, Gjesti i revoltuar tërheq zvarrë tërë valixhen e Jozit: Vetë po më ngacmoni

Magazina
Pavarësisht tensioneve mes tyre, Gjesti i qëndron afër Rozanës teksa rri shtrirë pasi është e sëmurë

Pavarësisht tensioneve mes tyre, Gjesti i qëndron afër Rozanës teksa rri shtrirë pasi është e sëmurë

Magazina
Valbona me deklaratë të fortë: Me Jozin jemi ish-të dashur

Valbona me deklaratë të fortë: Me Jozin jemi ish-të dashur

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
Kalo në kategori