LAJMI I FUNDIT:

Kurti thirrje bashkatdhetarëve: Regjistrohuni si banorë jo-rezidentë dhe forconi lidhjen me Kosovën

Kurti thirrje bashkatdhetarëve: Regjistrohuni si banorë jo-rezidentë dhe forconi lidhjen me Kosovën

Kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që të regjistrohen si banorë jo-rezident të Republikës së Kosovës.

Kurti përmes një video-adresimi ka thënë se regjistrimi është i shpejtë dhe i lehtë, por me ndikim të madh.

“Procesi i regjistrimit si qytetarë jo rezident të Republikës së Kosovës është mundësia juaj për të forcuar lidhjen me atdheun.  Duke u regjistruar, ju bëheni pjesë aktive e ndërtimit të së ardhmes së Kosovës dhe të vetë mërgatës. Përdorni të drejtën tuaj kushtetuese dhe regjistrohuni online përmes platformës e-diaspora deri më 31 gusht 2024”, ka thënë Kurti.


Kryeministri ka shtuar se të dhënat tuaja do të ndihmojnë në krijimin e politikave që mbështesin mërgatën, përmirësojnë shërbimet, si dhe forcojnë lidhjet kulturore dhe arsimore me atdheun.

“Mërgata është pjesë e pandashme e kombit tonë, andaj ju ftoj që të regjistroheni secili dhe secila prej jush”, ka deklaruar Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja në Astir, zbardhet dëshmia e autorit: E pashë nga dritarja që po ngacmonte të fejuarën dhe zbrita me thikë

Vrasja në Astir, zbardhet dëshmia e autorit: E pashë nga dritarja që po ngacmonte të fejuarën dhe zbrita me thikë

Lajme
Dogana e Kosovës ndalon kontrabandën në Jarinje

Dogana e Kosovës ndalon kontrabandën në Jarinje

Lajme
Lirohet një nga plazhet më të bukura të Shqipërisë, hiqen çadrat dhe lokalet që kishin zaptuar hapësirën publike

Lirohet një nga plazhet më të bukura të Shqipërisë, hiqen çadrat dhe lokalet që kishin zaptuar hapësirën publike

Lajme
Mbi 21 mijë persona me leje qëndrimi në Shqipëri, prijnë qytetarët e Kosovës

Mbi 21 mijë persona me leje qëndrimi në Shqipëri, prijnë qytetarët e Kosovës

Lajme
Rimëkëmbet Euro në Shqipëri, rikthehet sipër nivelit të 100 lekëve

Rimëkëmbet Euro në Shqipëri, rikthehet sipër nivelit të 100 lekëve

Lajme
Shtatë vite në arrati, dorëzohet i dyshuari për ngjarjet e 27 prillit

Shtatë vite në arrati, dorëzohet i dyshuari për ngjarjet e 27 prillit

Lajme
Kalo në kategori