LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian publikon një foto pa grim

Kim Kardashian publikon një foto pa grim

Kim Kardashian gjeti kohë në orarin e saj të ngjeshur për t’i kushtuar vetes një kujdes të veçantë.

Miliarderja, nënë e katër fëmijëve, publikoi të premten një ‘selfie’ pa grim në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo si duket ishte në spa, derisa në fotografi etiketoi kompaninë e saj të kozmetikës dhe kujdesit të lëkurës SKKN.


Në ‘selfie’ Kardashian kishte kapur flokët topuz dhe i mbështolli me një peshqir rreth ballit.

Fotografia ishte një moment i rrallë i biznesmenes së njohur, e cila pas kësaj publikoi fotografi dhe video nga një udhëtim në Spanjë.

Foto: Kim Kardashian dhe Jude Bellingham / Instagram

Ajo vizitoi qendrën stërvitore të Real Madridit ku u takua me yje të ekipit spanjoll. /Telegrafi/