LAJMI I FUNDIT:

Mbani vathë të rëndë pa ngarkesë: Një truk parandalon tërheqjen e lëkurës së veshëve

Mbani vathë të rëndë pa ngarkesë: Një truk parandalon tërheqjen e lëkurës së veshëve

Yolanda tregoi sesi me leukoplast ia doli të parandalonte që vathët t’i rëndonin veshët

Shumica e zonjave nuk mund të dalin nga shtëpia pa bizhuteri.

Qofshin pjesë të thjeshta si zinxhirë delikatë, byzylykë dhe vathë, apo detaje më të mëdha, bizhuteritë shpesh plotësojnë veshjet tona dhe na bëjnë të ndihemi të sigurta.


Megjithatë, bizhuteritë e rënda, veçanërisht vathët, mund të krijojnë një problem të madh, pavarësisht se duken shumë bukur.

Këta vathë janë të rëndë dhe i rëndojnë veshët. Ata tërheqin lëkurën dhe zgjerojnë vrimat në veshë.

Nëse dëshironi të parandaloni këtë zhgënjim, vazhdoni të lexoni sepse ne kemi trukun perfekt që do t’ju largojnë nga dhimbjet, transmeton Telegrafi.

♬ original sound – Yolanda Diaz

Leukoplast për vathët

Adhuruesja e vathëve të mëdhenj, Yolanda Diaz e prezantoi këtë truk në profilin e saj në TikTok.

Ajo tregoi sesi me leukoplast arrin të parandalojë që vathët t’i rëndojnë veshët. Ajo preu pjesët e sipërme të copës së leukoplastit për të fituar copa gjysmë rrethore të cilat më pas i ngjiti në pjesën e pasme të pjesës së poshtme të veshit ku kalojnë vathët.

Ajo i futi vathët përmes vrimës dhe arnimit dhe tregoi se flasteri parandalon që vathët të zgjasin lëkurën dhe gjithashtu e bën më të lehtë mbajtjen e tyre për një periudhë të gjatë kohore. /Telegrafi/