Nuk ka asgjë të keqe që të qash! Në fakt, është një përgjigje fiziologjike e natyrshme dhe normale ndaj situatave të tensionuara
“Kur perceptoni një kërcënim ose përjetoni stres të lartë, trupi juaj reagon me lot si një mënyrë për të çliruar tensionin,” shpjegon Molly Burrets psikologe klinike.
Por, si ta ndaloni veten së qari gjithë kohës, sidomos kur jeni të mërzitur apo të acaruar? Ja katër taktika të thjeshta.
Bëni ushtrime frymëmarrjeje
Ushtrimet e frymëmarrjes së thellë si thithja e ajrit për katër sekonda, mbajtja e frymës apo nxjerrja e saj janë taktika që relaksojnë sistemin tuaj nervor, duke reduktuar kështu stresin dhe duke shtypur dëshirën për të qarë.
Sillni ndërmend shqisat tuaja
Mendoni për pesë gjëra që mund të shihni, katër gjëra që mund të ndjeni, tre gjëra që mund të dëgjoni, dy gjëra që mund të nuhasni, një gjë që mund të shijoni. Vetëm kështu mund të largoni veten nga zemërimi dhe shqetësimi dhe të ndiheni më të qetë.
Bëni një bisedë të shpejtë me veten
Studimet tregojnë se pohimet pozitive mund të rregullojnë disa nga përgjigjet fiziologjike që shtohen kur jeni të stresuar. Kështu nëse fokusohesh në një punë të mirë që po bën duke qëndruar i/e qetë, jo vetëm që mund t’i shtosh besimin vetes, por do kesh më pak hapësirë që të mendosh për pasiguritë apo frikërat.
Thjesht, pushoni
Pavarësisht se sa mirë i praktikoni këshillat e mësipërme, përsëri mund ta gjeni veten duke u përlotur gjatë një bisede të tensionuar. E vetmja gjë që mund të bëni është thjesht të bëni disa minuta pushim dhe të merrni pak kohë për veten. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar