LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim për gruan që dyshohet se e vrau kunatin e saj në Prishtinë

Një muaj paraburgim për gruan që dyshohet se e vrau kunatin e saj në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji të dyshuarës N.M, 56-vjeçare për vrasjen e kunatit të saj XH.M, të ndodhur mbrëmjen e 20 gushtit në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.

Ajo dyshohet për vrasje të rendë dhe armëmbajtje pa leje, ku thuhet se në korridorin e shtëpisë së saj ka shtënë 10 herë ndaj viktimës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime, kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, e ka arsyetuar mbi arsyet ligjore pasi ekziston dyshimi i bazuar se e pandehura ka kryer veprën penale që i vihet në barrë.


Prokuroria, në seancën dëgjimore të mbajtur me 21 gusht 2024, ka thënë se këtë dyshim e mbështetë në prova siç janë raporti i Policisë, deklaratat e dëshmitareve e palës së dëmtuar.

Sipas Prokurorisë, ekziston rreziku se nëse e pandehura lihet në liri do ta pengojnë zhvillimin e suksesshëm të hetimeve, duke ndikuar në dëshmitaret të cilët kjo prokurori ende nuk i ka dëgjuar.

Po ashtu, Prokuroria ka arsyetuar se duke u nisur nga pesha e veprës penale dhe mënyra e kryerjes, raportet-problemet familjarë ekziston rreziku se e njëjta mund të përsërisë veprën penale.

Andaj, sipas prokurorisë është e nevojshme që t’i caktohet masa e paraburgimit pasi me asnjë mase alternative nuk do të arrihet të sigurohet prania e saj në këtë çështje penale.

Mbrojtësi i të dyshuarës, avokati Hysen Berisha, ka kërkuar masë me të butë, siç është paraqitja në stacion policor, apo masa e arrestit shtëpiak duke thënë që e pandehura nuk ka mundësi që të ndikojë në dëshmitarë dhe as në prova materiale sepse të gjitha këto janë në dispozicion të organit të Policisë dhe të Prokurorisë.

E dyshuara, N.M para gjykatës është deklaruar se është me terapi për shërimin e sëmundjes dhe se ka probleme pasi është e traumatizuar

Ajo gjithashtu kishte deklaruar se nuk kishte fjetur gjithë natën prej kanosjes dhe kërcënimeve të vazhdueshme nga burri dhe kunati saj, kjo pasi që burri i saj kishte qenë i ndikuar nga kunati, ku edhe e kanë sharë dhe ofenduar vazhdimisht.

Ajo kishte shtuar ka pasur ankth dhe depresion, për çka edhe ishte trajtuar dhe ka të gjitha dokumentet mjekësore.

Gjykatësja e procedurës paraprake, Fatime Dërmaku caktimin e masës së paraburgimit e ka arsyetuar duke thënë se propozimi i Prokurorisë i bazuar, bindës dhe mjaftueshëm i argumentuar për këtë fazë. Kurse, mbrojtësi i të pandehurës nuk ka bindur gjykatën për masa alternative.

Gjykata ka vlerësuar se përmbushet kushti kryesor se në këtë stad të procedurës ka dyshim të bazuar se pandehura N.M ka kryer veprat penale për të cilat dyshohet.

Për caktimin e paraburgimit, sipas vendimit të gjykatës ka arsye të besueshme se e dyshuara do të pengojë rrjedhën e procedurës penale dhe ekziston rreziku i ndikimit tek dëshmitaret, ngase i ka familjar dhe do mundohet t’i manipulojë që të dëshmojnë në favor të saj. Gjithashtu, edhe provat e tjera materiale ka mundësi që do t’i asgjësonte apo t’i fshehë, që t’i ikë përgjegjësisë penale.

Gjykata vlerëson se janë përmbushur edhe kriteret tjera e që janë rrethanat e kryerjes së veprës penale.

“E dyshuara e ka pasur kunat, vëlla të burrit të saj, si dhe karakteristikat e saj personale, që në vazhdimësi gjatë seancës dëgjimore në mënyrë shumë profesionale tenton gjykatën ta vë në lajthim lidhur me gjendjen e saj shëndetësore për t’i ikur përgjegjësisë së rëndë penale”, thuhet në arsyetimin e gjykatës.

Sipas vendimit për caktimin e paraburgimit, e pandehura dyshohet se në korridorin e shtëpisë së tyre, për shkak të problemeve familjare, e pandehura me dashje që ta privojë nga jeta kunatin e saj, tani të ndjerin Xh.M ka shtënë në drejtim të tij dhjetë herë me armën e tipit “Girson Compakt MC” ku si pasojë e plagëve të marra i dëmtuari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

E pandehura, kishte deklaruar se ka aplikuar për marrjen e lejes së armës, e që në kohën e kryerjes së veprës penale ende nuk e kishte poseduar.

“…Fakt që përcakton edhe karakterin e të pandehurës lidhur me posedimin dhe kontrollimin e armës në shtëpinë e saj, të familjarët e saj, pasi e njëjta nuk kishte pasur ndonjë pozitë të lartë shtetërore, apo të ishte afariste e njohur, apo që do të ishte person i rrezikuar të posedonte armë”, thuhet tutje në arsyetim.

Andaj, sipas gjykatës këto janë rrethana të arsyeshme për caktimin e masës së paraburgimit.

Në trend Lajme

Më shumë
Takimi i Kurtit me drejtorin e CIA-s, Qeveria e Kosovës: Dëshmi e marrëdhënieve të forta ndërmjet dy shteteve

Takimi i Kurtit me drejtorin e CIA-s, Qeveria e Kosovës: Dëshmi e marrëdhënieve të forta ndërmjet dy shteteve

Haradinaj tha se shefi i CIA-s nuk e takon Kurtin për shkak të bllokadës amerikane, zyrtarët e LVV-së ironizojnë me kreun e AAK-së

Haradinaj tha se shefi i CIA-s nuk e takon Kurtin për shkak të bllokadës amerikane, zyrtarët e LVV-së ironizojnë me kreun e AAK-së

Eksperti i sigurisë, Musliu: Kosova është aleat i palëkundur i SHBA-së, AKI aleat i palëkundur i CIA-s

Eksperti i sigurisë, Musliu: Kosova është aleat i palëkundur i SHBA-së, AKI aleat i palëkundur i CIA-s

I vodhën çantën pushueses greke, arrestohet çifti nga Maqedonia e Veriut në Sarandë

I vodhën çantën pushueses greke, arrestohet çifti nga Maqedonia e Veriut në Sarandë

Limani: U miratua ligji për rritjen e pensioneve për 5000 denarë

Limani: U miratua ligji për rritjen e pensioneve për 5000 denarë

Qepë e speca, Dogana parandalon një rast të kontrabandës nga Serbia

Qepë e speca, Dogana parandalon një rast të kontrabandës nga Serbia

Kalo në kategori