LAJMI I FUNDIT:

Ajo hyri në dhomën e hotelit, ndau perdet dhe mbeti pa fjalë

Ajo hyri në dhomën e hotelit, ndau perdet dhe mbeti pa fjalë

Tiktokerja britanike, Jackie publikoi një video që u bë shumë shpejt virale dhe “rriti” më shumë se 3.7 milionë shikime.

Një grua u vendos në një hotel në Blackpool me vajzat e saj dhe tregoi pamjen nga dritarja.

Gjegjësisht, nga dritarja kishte pamje të drejtpërdrejtë të stadiumit Bloomfield Road, shtëpia e klubit të futbollit Blackpool, i cili strehon 16 mijë tifozë!


Është një hotel klub dhe gruaja shprehet se eksperienca e saj ishte “përtej pritshmërive”.

Në kohën kur ajo regjistroi videon, Blackpool po luante me Stockport, kështu që Jackie dhe vajzat e saj mundën ta shikonin ndeshjen nga rreshti i pasmë i tribunës veriore, në komoditetin e dhomës së tyre.

Përdoruesit u kënaqën me këtë “detaj”, siç dëshmohet nga më shumë se 2000 komente.

“Ti shikon vetëm një pamje të tillë”, “Do të doja ta shikoja lojën nga këtu”, “Pamje një milion dollarësh”, lexojnë disa nga mesazhet. /Telegrafi/

@jackyztknts♬ original sound – jax