LAJMI I FUNDIT:

Në Shqipëri 58 të infektuar me ethet e Nilit: Reagon ISHP-ja

Në Shqipëri 58 të infektuar me ethet e Nilit: Reagon ISHP-ja

Numri i personave të infektuar me Ethet e Nilit Perëndimor të konfirmuar në Shqipëri ka mbërritur në 58.

Ndërkohë që situata po mbahet në monitorim nga Instituti i Shëndetit publik, ku mbërrijnë çdo ditë teste të marra nga pacientët e dyshuar si të infektuar nëpër rrethe, për shkak të simptomave që shfaqin.

Top Channel nga shërbimi infektiv ku tre javë më parë pati shtim të rasteve me encefalite dhe meningite, thonë që ka një rënie të numrit  të pacientëve me këtë problematikë.


Kurbini, Fieri dhe Lushnja  janë rrethe ku ka pasur më  shumë raste të infektuar me Ethet e Nilit, por në këtë zona tanimë është bërë dezinsektimi për të luftuar mushkonjat që transmetojnë sëmundjen e Etheve të Nilit nga zogjtë e infektuar tek njeriu.

Instituti i Shëndetit publik ë në bashkëpunim më bashkitë ku janë evidentuar vatra të mushkonjave që përhapin sëmundjen, por edhe në Tiranë janë duke bërë dezinsektimin e mushkonjave me qëllim frenimin e përhapjes së kësaj sëmundje e cila shkakton humbje jete.

Por ISHP u kërkon të gjithë bashkive në vend të bëjnë dezinsektimin e  territorit që administrojnë.

Që nga shfaqja e kësaj sëmundjeje Instituti i shëndetit publik ka raportuar tre humbje jete.

Por në 80 % të rasteve kjo sëmundje nuk shfaq shenja ndërkohë që vetëm në  1 % e rasteve të  prekur mund të shfaqin sëmundje të rënda të sistemit nervor siç janë meningiti apo encefaliti, pjesa tjetër shfaq temperaturë, dhimbje koke, të vjella apo dobësi muskulore simptoma të ngjashme me ato të një gripi.

Afrimi i vjeshtës dhe ulja e temperaturave e favorizon edhe më situatën pasi mushkonjat nisin të largohen, por kjo nuk duhet të qetësojë ata që duhet të bëjnë dezinsektimin, proces që duhet të nisë që në muajin shkurt kur mushkonjat janë ende larva.

Ky proces në vendin tonë nuk nis asnjëherë në kohë, pasi në rastin më të mirë dështojnë tenderët dhe si justifikim, ky shërbim dhe proces nis me vonesë ose nuk kryhet fare.

Në trend Lajme

Më shumë
Bronkiti, tuberkulozi e kanceri i mushkërive, doktoresha Mehmeti flet në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Bronkiti, tuberkulozi e kanceri i mushkërive, doktoresha Mehmeti flet në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Detaje nga vrasja e djalit të ish-gjyqtarit, gjendet një makinë e djegur në Farkë

Detaje nga vrasja e djalit të ish-gjyqtarit, gjendet një makinë e djegur në Farkë

Lajme
Vritet 28-vjeçari në Tiranë, djali i ish-gjyqtarit për krime të rënda

Vritet 28-vjeçari në Tiranë, djali i ish-gjyqtarit për krime të rënda

Lajme
Zogaj: Do të bëjmë pesë miliardë euro investime për një mandat, 30% të buxhetit të shtetit do ta çojmë në paga

Zogaj: Do të bëjmë pesë miliardë euro investime për një mandat, 30% të buxhetit të shtetit do ta çojmë në paga

Politikë
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Lajme
Ahmeti, Kurtit: Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është zyrtare

Ahmeti, Kurtit: Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është zyrtare

Politikë
Kalo në kategori